Aktualitet

“Kthe borxhin”/ Mori në qafë Besnik Muçin, ky është biznesmeni Armando Lilo, pronari i “Range”-t ku u gjetën patentat e Tahirit dhe 863 mijë euro, ç’e lidh me gruan e Xhafajt

  • Zbulohet emri i biznesmenit të fuqishëm që po “merr në qafë” gjyqtarin Besnik Muçi, Armand Lilo i kërkon 21 mijë € të borxhit
  • Lilo, pronari i kompanisë “Arlis Ndërtim”, po e çon Muçin drejt shkarkimit pasi i ka kërkuar t’i kthejë borxhin prej 21 mijë eurosh që sipas biznesmenit, gjyqtari ende nuk ia ka shlyer nga blerja e banesës që ka bërë gjyqtari në pallatet e tij.
    Featured image of article: “Kthe borxhin”/ Mori në qafë Besnik Muçin, ky është biznesmeni Armando Lilo, pronari i “Range”-t ku u gjetën patentat e Tahirit dhe 863 mijë euro, ç’e lidh me gruan e Xhafajt Armand Lilo, Tahiri, Sota dhe Xhafaj
    Përditësuar:

    TIRANË– Dosja.al sjell detaje për Armand Lilon, biznesmenin e fuqishën në Tiranë që ‘mori në qafë’ gjyqtarin Besnik Muçi, i cili po përballet me Kolegjin e Apelimit në kuadër të procesit të Vettingut. 

    Lilo, pronari i kompanisë “Arlis Ndërtim”, po e çon Muçin drejt shkarkimit pasi i ka kërkuar t’i kthejë borxhin prej 21 mijë eurosh që sipas biznesmenit, gjyqtari ende nuk ia ka shlyer nga blerja e banesës që ka bërë gjyqtari në pallatet e tij.

    Problemi në fakt nuk qëndron tek borxhi, por tek telashet me ligjin që ka pasur biznesmeni Lilo ndër vite.

    Dosja.al mëson se Armand Lilo është pronari i mjetit luksoz të llojit “Range Rover” me targa ‘AA718OS’, më të cilin udhëtonte Orest Sota, i riu nga Elbasani të cilit iu gjetën 863 mijë euro, dy patentat dhe licensat e lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimr Tahiri.

    Sota në atë kohë deklaroi se patentat e Tahirit i kishte lënë shoferi i Tahirit në makinë, me të cilin kishte miqësi.

    Emri i biznesmenit nga Pogradeci u bë fillimisht publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

    Por lidhjet e Armand Lilos me politikën nuk mbarojnë këtu…

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Sipas një investigimi të bërë nga “Top Story”, Lilo është është kushëriri i bashkëshortes së ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

    Madje në momentin që, filloi ndërtimin e një kompleksi pallatesh në zonën e ish-Uzinës, mbi lulishten  15,500 metra katror, lejen e siguroi pikërisht nga dhëndri i Xhafajt, Ditjon Baboçi, i cili mban postin e Drejtorit të Urbanistikës në Bashkinë Tiranë.

    Siç shihet edhe në dokumente leja e ndërtimit për kompleksin Square 21 është firmosur më datë 21 Shkurt 2017, nga Baboçi.

    Nisja e punimeve bëri që dhjetëra banorë të zonës të protestonin për prishjen e lulishtes por pavarësisht kësaj ndërtimi i këtij kompleksi vazhdoi dhe në momentin që flasim punimet vazhdojnë.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment