Bota

Kryhet studimi në Australi: Ilaçi kundër morrave vret Covid-19, brenda 48 orësh

Dr.Kylie Wagstaff i Institutit të Zbulimit të Biomedicinës të Monash, është shprehur se laçi “Ivermectin” mund të ndalojë përhapjen e Covid-19
Featured image of article: Kryhet studimi në Australi: Ilaçi kundër morrave vret Covid-19, brenda 48 orësh Foto Ilustruese

AUSTRALI– Një studim i ri i kryer nga Universiteti Monash, në Australi, ka provuar se një ilaç kundër morrave vret sëmundjen e vdekjeprurëse të Covid-19 brenda 2  ditësh.

Dr.Kylie Wagstaff i Institutit të Zbulimit të Biomedicinës të Monash, është shprehur se laçi “Ivermectin” mund të ndalojë përhapjen e Covid-19.

“Ne zbuluam që edhe një dozë e vetme në thelb mund të largojë të gjithë ARN-në virale (duke hequr në mënyrë efektive të gjithë materialin gjenetik të virusit) në 48 orë, madje edhe në 24 orë ka pasur një zvogëlim vërtet të rëndësishëm”– tha Dr.Kylie Ëagstaff i Institutit të Zbulimit të Biomedicinës të Monash.

Sipas tyre, pretendohet se ilaçi ka aftësinë që të ndalojë virusin  të futet brenda qelizave, por megjithatë shkencëtarët po merren me studimin e tij, për t’u siguruar që përdormi i tij jep efekt. Ndërkohë ai ka shtuar se ky ilaç, është në të gjithë botën pasi është aprovuar nga FDA dhe se ka dhënë rezultate kundër viruseve të tjera si HIV, ethet, tropikale dhe gripin.

“Në momentet kur ne kemi një pandemi të globale dhe nuk ka një trajtim të aprovuar, nëse do të kishim një përbërje që tashmë është në dispozicion në të gjithë botën, atëherë kjo mund t’i ndihmojë njerëzit më shpejt”– tha Dr Wagstaff.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai shtoi se do të duhet kohë derisa një vaksinë të jetë në dispozicion. Por para se “Ivermectin” të mund të përdoret për të luftuar koronavirusin, nevojiten fonde për të nisur testet para-klinike dhe provat klinike.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Edhe  Europa është shumë e prekur. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 14 mijë. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 126 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 333 dhe 18 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi:dailymail.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment