Rajoni

Kryetarja e Speciales: Drejtësia do të vihet në vend, nëse thyhet ligji do të merren masa ndëshkuese

Në një intervistë për emisionin serb "Politika", ajo tha se Dhomat e Specializuara drejtohen vetëm nga ligji dhe se gjykimi i kësaj Gjykatë do të flasë vetë.
Featured image of article: Kryetarja e Speciales: Drejtësia do të vihet në vend, nëse thyhet ligji do të merren masa ndëshkuese Ekaterina Trendafilova

SERBI- Kryetarja e Dhomave të Specializuara në Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, është shprehur se Gjykata Speciale funksionon në mënyrë të pavarur dhe pandërhyrjen e askujt. Në një intervistë për emisionin serb “Politika”, ajo tha se Dhomat e Specializuara drejtohen vetëm nga ligji dhe se gjykimi i kësaj Gjykate do të flasë vetë. Më tej, ajo tha se për çdo shkelje që mund të bëhet do të merren masa të menjëhershme disiplinore.

“Dhomat e Specializuara funksionojnë pa ndikimin dhe ndërhyrjen e askujt, politike apo ndonjë tjetër. Dhomat e Specializuara dhe gjykatësit janë të pavarur, nuk veprojnë sipas udhëzimeve të askujt dhe drejtohen vetëm nga ligji. Çdo shkelje e këtij detyrimi, megjithëse nuk besoj se do të ketë, do t’i nënshtrohet mekanizmave disiplinorë përkatës”, tha Trendafilova.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së

(I.A/dosja.al)

Shto Koment