Diaspora

Kryetarja e re fiton zgjedhjet komunale të Preshevës, Ardita Sinani kryeson shqiptarët e Luginës

Sinani ishte kandidatja nga koalicioni i partive shqiptare përballë Alternativës së Shqiprim Arifit, i cili ka drejtuar deri më tani Komunën e Preshevës.
Featured image of article: Kryetarja e re fiton zgjedhjet komunale të Preshevës, Ardita Sinani kryeson shqiptarët e Luginës Ardita Sinani

KOSOVË-Në zgjedhjet komunale të komunës së Preshevës u zgjodh kryetarja e re Ardita Sinani.

Sinani ishte kandidatja nga koalicioni i partive shqiptare përballë Alternativës së Shqiprim Arifit, i cili ka drejtuar deri më tani Komunën e Preshevës.

Deputeti shqiptar në Serbi Shaip Kamberi ka dhënë një urim për Sinanin, që thotë se tashmë Presheva iu kthye Preshevës. Tashmë shqiptarët e Luginës së Preshevës, në krye të tyre do të kenë një grua.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Kush është Ardita Sinani?

Ardita Sinani është politikane shqiptare në Serbi. Ajo është me profeson ekonomiste e diplomuar për menaxhim dhe informatikë. Që nga dhjetori i vitit 2015, ajo është kryetare e degës së PDD- së për Preshevën.

Sinani është e vetmja shqiptare që mori pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi në 2016, Partia PDD fitoi një vend për një anëtar të parlamentit. Ajo është e martuar dhe nënë e dy fëmijë.
(e.k/dosja.al)

Shto Koment