Rajoni

Kryetari i Komisionit për Legjislacionin flet në seancën gjyqëore të Emet Arifit: Një deputet e humb mandatin nëse dënohet me burg

Manaj ka thënë se Komisioni e ka shqyrtuar shkresën e Kryetares së Kuvendit dhe ka konstatuar se nuk ka asnjë dispozitë për rastet kur një deputet humb mandatin.
Featured image of article: Kryetari i Komisionit për Legjislacionin flet në seancën gjyqëore të Emet Arifit: Një deputet e humb mandatin nëse dënohet me burg Foto nga seanca

KOSOVË- Kryetari i Komisionit për Legjislacionin, Shkëmb Manaj ka folur në seancën e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votën e deputetit Etem Arifi. Manaj ka thënë se Komisioni e ka shqyrtuar shkresën e Kryetares së Kuvendit dhe ka konstatuar se nuk ka asnjë dispozitë për rastet kur një deputet humb mandatin. Më tej ai ka thënë se Komisioni i ka rekomanduar Vjosa Osmanit që të vashdojë të ndjek praktikat e mëparshme në lidhje me rastin në fjalë.

“Komisioni, me datën 12 maj të këtij viti, e ka shqyrtuar shkresën e kryetares së Kuvendit Osmani dhe ka konstatuar se asnjë dispozitë e rregullores së Kuvendit nuk flet për rastet kur deputeti e humb mandatin. Komisioni i ka rekomanduar kryetares që të ndjekë praktikat e mëparshme të Kuvendit lidhur me rastin në fjalë,” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Seanca për vlefshmërinë e votës së Etem Arifit po mbahet online për shkak të kushteve jo të favorshme në të cilat ndodhet Kosova. Nëse vota e tij shpallet e pavlefshme atëherë qeveria Hoti do të bjerë dhe vendi do të shkojë në votime të parakohshme.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment