Politike

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së del kundër Berishës, Rushaj: Nuk jam dakord me akuzat e tij

Rushaj në fjalën e tij ka theksuar se vendimi i Bashës ishte brenda standardit që ka partia që çdo person i shpallur non grada dhe nëse prek historinë si në rastin e Berishës do të përjashtohet nga grupi parlamentar.
Featured image of article: Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së del kundër Berishës, Rushaj: Nuk jam dakord me akuzat e tij Alfred Rushaj

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj këtë të mërkurë në një lidhje direkte për ABC Live me gazetaren Juli Xhokaxhi ka komentuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin nga grupi parlamentar i Berishës.

Rushaj në fjalën e tij ka theksuar se vendimi i Bashës ishte brenda standardit që ka partia që çdo person i shpallur non grada dhe nëse prek historinë si në rastin e Berishës do të përjashtohet nga grupi parlamentar.

Gjithashtu ai është shprehur se shpreson që shumë shpejt Berisha ta përfundojë rrugën që ka nisur, që sipas tij nuk e vë në dyshim që emri i tij s’duhet të ishte në listat e personave të shpallur non grada.

“Vendimi që është marrë për doktor Berishën është i vështirë dhe ngjall emocione nga një pjesë e mire dhe simpatizantët e PD-së. Unë jam munduar që ta vë veten në lëkurën e Bashës dhe të zotit Berisha dhe është një pozicion shumë i vështirë. Duhet thënë se jashtë diskutimeve me presionin dhe kërkesat e ndryshme që kanë bërë partnerë tanë është e rëndësishme që ne të kemi parasysh se ka pasur parasysh një standard. Standardi është arma më e madhe që ka një politikan për të krijuar besim tek qytetarët. PD-ja në mënyrë zyrtare ka kërkuar në mënyrë zyrtare që çdo person që është pjesë e PD-së dhe është shpallur nën grada dhe të përjashtohet nga grupet parlamentare, dhe pse ne e dimë se Berisha nuk ka vend në atë listë por ishin të tjerë ato që e përfshin ë emrin e tij.

Ne e aplikojmë standardin dhe kur bëhet pjesë për historinë tonë, Berisha për çdo demokrat konsiderohet si personi që bëri një betejë pa kompromis për rrëzimin e komunizmit. Cilësohet si personi që ka punuar dhe është personi kryesor që arriti sukses në nismat që ka marrë. Ka qenë një vendim i vështirë, por kjo tregon se PD-ja është e vendosur për të zbatuar një standard që vijon të na krijojë dhimbje,

Ne e mendojmë dhe e besojmë që kjo gjë do të mund të rregullohet rrugën që Berisha ka marrë për përcaktimin e pozicionit të tij do të ketë një drejtim të mirë për të he për Partinë Demokratike”, është shprehur Rushaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë ai është shprehur se nuk është dakord me akuzat e bëra së fundmi nga Berisha, në lidhje me këtë vendim që sipas tij është brenda standardit të partisë.

Ndërsa sa i përket për ndonjë plan tjetër që PD ka pas ngjarjeve të fundit, ai është shprehur se vetëm një plan është në këtë nismë dhe beson se Berisha nuk ka qëllim përçarjen e partisë.

“Unë e kam dëgjuar Berishën në ligjërimin e tij të fundit dhe nuk ndaj mendimin që ai ka jashtë çdo lloj kërkese të tij të ligjshme për të zbatuar statutin, ndaj çdo lloj pozicioni e kuptoj vendimin dhe nuk ndaj të njëjtin mendim për akuzat që ai ka bërë.

Nuk ka plan B unë e besoj Berishën kur thotë se nuk ka në plan përçarjen e Partisë dhe duhet bërë shpjegimi i vendimmarrjes. Nga qëndrimi jonë për zgjedhjet e 25 prillit nuk ka ndryshuar asgjë dhe grisja e fletëve të votimit për kryetaren e parlamentit ishte një mesazh për të treguar se nuk jemi dakord me atë që u ndodhi shqiptarëve në 25 prill. Në mënyrë të hapur dhe në një precedentë që nuk është krijuar nga 30 vjet, opozitës iu mohua përfaqësimi në komisionet parlamentare një e drejtë që e jep rregullorja e kuvendit dhe kushtetuta. çfarë duhet të bëjmë ne?”, ka thënë ai.

Marre nga Abcnews

Etiketa:

2 Komente në “Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së del kundër Berishës, Rushaj: Nuk jam dakord me akuzat e tij

  1. Po ca eshte ky Rushaj? Nga ka dale ku? Ca kontributesh ka ky ne PD? Po ky ska as fytyre qe te flasi per doktorin. Ishte doktori qe e beri me jete Lulin. Ishte doktori qe ja dha Pd-ne Lulit. Tani na del Lulo dhe thote e beri per te mire te doktorit dhe PD-se. Po ik o Luli se je bje cope mashtrues. Doktori e krijoi PD-ne, lere ta shkaterroje ai. Ti ske asnje detyrim per Pd, vetem sa ke perfituar ekonomikisht. Rama e nori PS-ne, ashtu sic e mori. Ty sic ta dhane ashtu edhe lere.

  2. Po ca eshte ky Rushaj? Nga ka dale ku? Ca kontributesh ka ky ne PD? Po ky ska as fytyre qe te flasi per doktorin. Ishte doktori qe e beri me jete Lulin. Ishte doktori qe ja dha Pd-ne Lulit. Tani na del Lulo dhe thote e beri per te mire te doktorit dhe PD-se. Po ik o Luli se je bje cope mashtrues. Doktori e krijoi PD-ne, lere ta shkaterroje ai. Ti ske asnje detyrim per Pd, vetem sa ke perfituar ekonomikisht.

Shto Koment