Politike

Kryetar Kuvendi, një nga opozitarët? Spiropali lë mundësinë e hapur: Nuk kemi biseduar ende, por…

Spiropali tha se emri i ri nuk është diskutuar ende, por PD duhet të heqë dorë nga diskutimi për rezultatin e zgjedhjeve.
Featured image of article: Kryetar Kuvendi, një nga opozitarët? Spiropali lë mundësinë e hapur: Nuk kemi biseduar ende, por… Elisa Spiropali

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka lënë hapur mundësinë se kryetar i ardhshëm i Kuvendit mund të dalë nga radhët e opozitës.

E ftuar në “Top Talk”, Spiropali tha se emri i ri nuk është diskutuar ende, por PD duhet të heqë dorë nga diskutimi për rezultatin e zgjedhjeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk kemi biseduar ende, nuk kemi arritur ende në këto biseda, por nuk kemi tabu. Puna është se Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, është futur në rrugën e vjetër të qorrsokakut për debatin mbi zgjedhjet, që përsërit humbjen. Shpresojmë që sesioni i ri parlamentar t’i marrë për mbarë dhe të kthehen në normalitet”, tha Spiropali.

(f.m;kle.mu/dosja.al)

Shto Koment