AktualitetBota

Kryesia shqiptare e OSBE takim special për konfliktin Azerbajxhan-Armeni: Të ndalen menjëherë luftimet

Dje në orët e pasdites është mbajtur një takim i posaçëm i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së mbi zhvillimet rreth konfliktit Nago-Karabak. Takimi u ndoq nga përfaqësuesit e 57 Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së.
Featured image of article: Kryesia shqiptare e OSBE takim special për konfliktin Azerbajxhan-Armeni: Të ndalen menjëherë luftimet Pamje nga konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

TIRANË– Kryesia shqiptare e OSBE-së ka zhvilluar një takim special në lidhje me konfliktin Azerbajxhan-Armeni.

Qeveria shqiptare si drejtuese e OSBE-së ka ndërmarrë një hap për të ndalur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit të armatosur ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Dje në orët e pasdites është mbajtur një takim i posaçëm i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së mbi zhvillimet rreth konfliktit Nago-Karabak. Takimi u ndoq nga përfaqësuesit e 57 Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi në Twitter

Luftimet e Karabakut kanë nisur që prej 4 ditësh ku Armenia thotë se nuk ka nevojë për ndihmë të jashtme ushtarake.

Lufta mes dy vendeve ka shpërthyer ditët e fundit, për rajonin e Karabak. Konflikti ishte shuar prej vitesh dhe është rindezur dje. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët etnikë. Kur u shkëput në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në luftime. Ndërkohë presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka deklaruar të dielën se është i sigurt për të rimarrë kontrollin mbi rajon.

A.C/Dosja.al

Shto Koment