
SHKODËR- Kryesia e PS po zhvillon një mbledhje këtë pasdite për të diskutuar emrin që do të zëvendësojë Valdrin Pjetrin.
Përpos kësaj çështje, do të zgjidhen edhe emrat për koordinatorë të Partisë Socialiste Shkodër. Roli i koordinatorit politik të qarkut të Shkodrës, përkohësisht deri në zgjedhjet e reja brenda partisë, do ti besohet një tjetër emri në radhët e socialistëve të Shkodrës.
Ai është deputeti Luan Harusha, i cili gjatë takimit të djeshëm në Lezhë, ka marrën konfirmimin e Kryeministrit Rama për të drejtuar një fushatë ringritjeje të PS në veri.
Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste për veriun në Lezhë. Në takim është diskutuar për emrin që do të zëvendësojë Valdrin Pjetrin. Rama ka kërkuar shkarkimin e të gjithë drejtorëve rajonalë në Shkodër.
(a.m/dosja.al)