Rajoni

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, pritet të caktohet data për votimin e Qeverisë së re

Mediat në Kosovës shprehen se nesër në orën 10:00, kryesia e shqyrton kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për votimin e Qeverisë.
Featured image of article: Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, pritet të caktohet data për votimin e Qeverisë së re Kryesia e Kuvendit

KOSOVË- Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër dhe do të diskutohet për caktimin e seancës plenarë dhe për votimin e qeverisë së re. Mediat në Kosovës shprehen se nesër në orën 10:00, kryesia e shqyrton kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për votimin e Qeverisë.

Ndërkohë shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, është shprehu se ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës për formimin e Qeverisë, për të mërkurën në orën 11:00.

LDK kërkon që të mbahet sa më shpejt, pasi thonë se Gjykata Kushtetuese u ka dhënë të drejtë të krijojnë qeverinë e re. Pritet që Kryesia të mblidhet nesër dhe të shqyrtojë dhe kërkesën e Gashit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LDK pritet ta formojë Qeverinë e re në një koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet. AKR e Behgjet Pacollit, ka thënë se nuk do të jetë pjesë e koalicionit të ri, por do ta votojë Qeverinë Hoti.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment