Politike

Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD miratojnë Komisionin e Vlerësimit, Basha: Në shtator nisim fushatën drejt fitores

VIDEO
Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD miratojnë Komisionin e Vlerësimit për kandidatë për deputetë. Bujar Nishani, Besnik Mustafaj, Genc Ruli, Mark Marku e Enerjeta Papa janë tashmë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.
Featured image of article: Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD miratojnë Komisionin e Vlerësimit, Basha: Në shtator nisim fushatën drejt fitores Foto nga Këshilli Kombëtar.

TIRANË- Kryesia e Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike kanë miratuar Komisionin e Vlerësimit të kandidatëve për deputet. Pas këtij mratimi, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se në muajin shtator do të nisë edhe fushata për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 2021.

“Muaji gusht do të jetë muaj pune intensive. Krahas perzgjedhjes së kandidatëve ne do të finalizojmë programin qeverisës të vendit, do të ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dhe organizojmë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri tek selia qendrore në Tiranë. Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitorën e zgjedhjeve dhe hapjen e nje kapitulli te qeverisjës për qytetarët dhe me qytetarët”, u shpreh Basha.

Më tej, kreu i demokratëve theksoi  se do të zgjidhen kandidatët më të mirë, për të sjellë ndryshimin që presin shqiptarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Emrat e propozuar nga anëtarësia përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e ardhshme. Përmes ketij procesi, ne kemi të identifikuar jo vetëm ata që do të përzgjidhen për kandidatë për deputetë, por edhe drejtues të qeverisjes vendore, këshillave bashkiakë dhe qeverisjes qendrore. Më të mirët e më të mirëve për të sjellë ndryshimin që presin shqiptarët, zhvillim dhe punësim”,  u shpreh lideri i opozitës gjatë mbledhjeve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.

Me këtë vendim të demokratëve, Bujar Nishani, Besnik Mustafaj, Genc Ruli, Mark Marku e Enerjeta Papa janë tashmë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Detyra e komisionit të Vlerësimit është seleksionimi i kandidatëve të propozuar për deputetë.

Ndërkohë përveç procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, demokratët kanë nisur nga puna edhe për finalizimin e programit qeverisës dhe përgatitjen e strukturave për zgjedhje.

J.V/Dosja.al

Shto Koment