Kuriozitete

Dhuratë nga zoti apo deformim genetik? Igbo-Ora qyteti me numrin më të lartë të binjakëve në botë?

Antropologët me kalimin e viteve kanë kuptuar se Igbo-Ora ka një karakteristikë të veçantë, është një nga qytetet ku gjenden më shumë binjakë në botë.

Nigeri – Rreth 100km në veri të Lagos, gjendet qyteza e vogël rurale e Igbo-Ora, e cila ka afërsisht 92,000 banorë.

Popullsia e Igbo-Ores është ajo e fisit Yoruba, e cila përbën rreth 21 përqind të popullsisë totale të Nigerisë.

Antropologët me kalimin e viteve kanë kuptuar se Igbo -Ora ka një karakteristikë të veçantë, ajo është një nga qytetet ku gjenden më shumë binjakë në botë.

Vitin e kaluar qeveria Nigeriane organizoi një festival kushtuar binjakëve, dhe jo më pak se 2000 prej tyre u paraqitën, ndaj dhe qyteza tashmë ka marrë emrin e kryeqytetit të binjakëve në botë.

Në aspektin kulturor, fiset e Yorubës mendojnë se qyteza e tyre është e bekuar nga zoti, dhe se binjakët janë një dhuratë e zotit.

Ata thonë se binjakët përfaqësojnë dualitetin, dhe se posedojnë aftësi të veçanta psikike.

Kjo histori ka motivuar dhe ka qenë një inspirim për fotografin 24-vjeçar Stephen Tayo, i cili stërgjyshërit e tij i ka pasur nga qyteza e Ibo-Ores.

24-vjeçari ka vendosur t’i kushtojë një set fotografik binjakëve të qytetit të tij, paçka se ai nuk është një binjak, ai donte t’a prezantonte botën me historinë e fisit të tij.

Fotografi thotë se fiset e tjera i shohin binjakët si një deformim genetik, ndërkohë që në fisin dhe qytetin e tij, ato shihen si një dhuratë nga zoti.

Fotografitë e tij janë vlerësuar nga shumë kritikë në botë, dhe po bëjnë xhiron e rrjetit.

Burimi: CNN 

E.C/Dosja.al

Shto Koment