Politike

Kryenegociatori i Shqipërisë me BE flet për herë të parë: Ky është moment historik, të gjithë duhet të flasim në një zë nëse duan sukses

VIDEO
Zef Mazi u emërua kryenegociator në procesin që Shqipëria pritet të nisë me çeljen e kapitullit të bisedimeve me Bashkimin Evropian.
Featured image of article: Kryenegociatori i Shqipërisë me BE flet për herë të parë: Ky është moment historik, të gjithë duhet të flasim në një zë nëse duan sukses Zef Mazi, kryenegociator i Shqiperisë me BE

TIRANE- Kryenegocatori i Shqipërisë në kapitullin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, Zef Mazi ka folur sot për herë të parë pas emërimit. Mazi, i cili mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin, tha se ky është një moment historik dhe se nëse palët duan sukses, duhet që të flasin në një zë.

Ky është një moment historik për vendin tonë. Këto janë negociatat më të rëndësishme të vendit tonë në 70 vitet e fundit. Ky shans i madh që na u dha, na motivon që përpjekjet tona dhe këtë besim t’a çojmë deri në fund. Kjo punë do të ketë sukses nëse ne do të jemi profesionistë, do të flasim në një zë. Me përkrahjen e Këshillit, shoqërisë civile, akademikëve dhe faktorëve që kanë peshë në shoqërinë shqiptare, unë dhe grupi negociator s’do të kursehemi për të çuar më para këtë proces. Falenderoj për besimin që mu dha personalisht.”-tha Mazi. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata u bë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Integrimin. Në takim morën pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Rudina Hajdari dhe një sërë krerësh të institucioneve, bashkë me kryenegociatorin Zef Mazi. Theksi i palëve ishte tek dakordësia për zgjedhoren dhe ecja përpara me plotësimin e 15 pikave para hapjes së negociatave.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment