Rajoni

Kryen vjedhjen spektakolare, kosovari grabit çantën në pak sekonda (VIDEO)

Një person shikohet në parkingun e "Abi Çarshia" në Prizren duke thyer xhamin e një makine dhe duke marrë një çantë.

Një person ende i paidentifikuar është kapur në parkimin e një dyqani nga kamerat e sigurisë duke i thyer xhamin një makine për të vjedhur një çantë, që ndodhej brenda.

Thuhet se rasti ka ndodhur në parkingun e “Abi Çarshia” në Prizren.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë është zbuluar se një makinë aty afër e pret autorin  derisa ai të thyejë xhamin dhe të vjedhë çantën për t’u larguar.

Pamjet ku shikohet autori se si për 60 minuta studion terrenin për të kryer vjedhjen, janë bërë virale në internet.

Këto vjedhje nuk janë të rralla, por shpeshtohen më shumë me ardhjen e migrantëve në Kosovë.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment