
ITALI-Katër shqiptarë të arrestuar të enjten e kaluar, janë lënë në burgun Montacuto. Sipas mediave të huaja, shqiptarët ende të paindetifikuar janë arrestuar nga policia në Osimo dhe Ankonë, pas një ndjekje që nisi në Polverigi.
Sakaq, raportohet se vetëm ditën e arrestimit ata kryen 6 vjedhje dhe një të mbetur në tentativë.
Përpara gjykatësit hetues Carlo Masini, ata përdorën të drejtën për të mos dhënë përgjigje për pyetjet e bëra, megjithatë të gjitha arrestimet u vërtetuan. Ndërkohë, gjykatësi ka konfirmuar masën me burg, duke kontestuar një grabitje, 6 vjedhje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.
Bëhet e ditur se gjatë momentit të arrestimit, njëri prej tyre kishte kafshuar një polic në dorë ndërsa po tentonte të arratisej.
(k.a/dosja.al)