LIVE UPDATES
Politike

Kryeministri Rama: Media online e dëmshme si propaganda naziste

19 Tetor 2021, 06:38 Nga DOSJA
Kryeministri Rama: Media online e dëmshme si propaganda naziste

TIRANË – Media online në Shqipëri është po aq e dëmshme sa propaganda naziste, pedofilia dhe terrorizmi. Të paktën kështu mendon kryeministri shqiptar, Edi Rama.Ai i dha zë mendimeve të tij gjatë konferencës së OSBE-së për Europën Juglindore, “Gazetaria në kohë krizash”.

“Kur përpiqesh të parafytyrosh për shembull, se çfarë do t’i kishte bërë makineria propagandistike naziste botës me këtë liri është tronditëse. Apo edhe pa u përpjekur të imagjinoni fare, përpiquni të vlerësoni se çfarë dëmi po shkaktohet në jetën e përditshme nga burimet e së keqes në këtë botë nga terrorizmi, të gjitha llojet e fondamentalizmave, deri të pedofilia e të gjitha sëmundjet e shoqërisë moderne, që përmes lirisë së përhapjes mund të prekin shumë qenie njerëzore, grupe në nevojë dhe pjesë të dobëta të organizmit të shoqërive tona”, artikuloi Rama.

Gjergj Erebara, gazetar i Rrjetit Ballkanit të Gazetarisë Investigative BIRN Albania, e sheh këtë si justifikim të kryeministrit Rama për të mbrojtur deri në fund paketën anti-shpifje të vitit 2018 (e konsideruar si ‘luftë’ ndaj medias online), e kundërshtuar nga çdo shoqatë mediatike dhe që gjithashtu nuk u mbështet nga asnjë institucion ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit. “Deklarata e Ramës ishte një përpjekje e sforcuar dhe jo shumë bindëse për të përsëritur se ai vetë beson fort se liria është e tepërt dhe se ai ka largpamësinë e duhur se si zgjidhen abuzimet me lirinë e shprehjes por që të gjithë ne të tjerët, e keqkuptojmë atë si aspirant për diktator ndërkohë që ai ka synime të mira, si për shembull, të na mbrojë nga nazizmi apo të mbrojë fëmijët nga pedofilia” – thotë Erebara për Deutsche Welle.

Megjithatë, përpjekjet dhe ligjet për të censuruar median nuk janë problemi i vetëm sipas Erebarës. “Rama ka demonstruar gjatë të gjithë karrierës së tij politike dëshirën për të pasur nën kontroll çdo lloj medieje. Gazetarët që kanë pak kujtesë e dinë dhe janë dëshmitarë se modeli i tij i korruptimit të medias me akses në vendimmarrjen publike është faktori kryesor që ka sjellë degradimin e vazhdueshëm të medias në Shqipëri gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit”. Duke u ndalur tek Agjencia për Media dhe Informim e krijuar së fundmi në Shqipëri, Erebara thotë se “kjo strukturë është formalizim i asaj që qeveria ka bërë deri tani në mënyrë të paligjshme”.

Sofistikohen paditë ndaj gazetarëve

Dorian Matlija punon prej 17 vitesh si avokat në Shqipëri dhe gjatë 11 viteve të fundit përmes organizatës Res Publica, ai ka përfaqësuar ligjërisht gazetarët në gjykata. Për momentin,bashkë me kolegët e tij po ndjekin 50 procese gjyqësore në interes të gazetarëve. Matlija thotë se objekti i padive është i ndryshëm, por dominojnë rastet kur gazetarët janë paditur për shpifje.

“Janë dy dukuri të reja të shfaqura kohët e fundit: së pari, paditë SLAPP (strategic litigation against public participation), të cilat janë padi që nuk synojnë detyrimisht të fitohen kundër gazetarëve por kanë qëllim t’i konsumojnë atyre kohën dhe burimet e tjera dhe të dekurajojnë gazetarët e tjerë për të bërë shkrime kritike ndaj politikaneve apo bizneseve të fuqishme. Së dyti, fushatat shpifëse, të cilat janë një tërësi shkrimesh nga një ose më shumë media të tjera, që për interesa jomediatike synojnë të dëmtojnë reputacionin e një gazetari dhe besueshmërinë e tij në publik. Çështjet penale ndaj gazetarëve në kohët e sotme janë shumë më të pakta se në të kaluarën. Pra, jemi duke vënë re një sofistikim të luftës, duke përdorur mjete më pak brutale në dukje, por më të dëmshme në nxitjen e vetëcensurës” – argumenton avokati Matlija për DW.

Sipas tij, në përgjithësi gjykatat kanë qenë pozitive ndaj gazetarëve, por nuk kanë munguar edhe ndërhyrjet e politikës në vendimmarrje.

“Në raste specifike, gjyqtarët kanë marrë edhe vendime të pafavorshme për shkak të gravitetit politik apo ekonomik të subjekteve të posaçme, si për shembull rasti i padive te Kryeministrit Edi Rama, të cilat në një masë të madhe janë pranuar përmes vendimeve të diskutueshme, sipas pikëpamjes time si profesionist”, ka thënë ai.

Marrë nga DW

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama kryeministri rama liria e medias liria e medias online edi rama kryeministri rama liria e medias liria e medias online

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni