Politike

“Kryeministri mund të më merrte se e kam shok fëmijërie…”Nora Malaj tregon se kush ishte politikani i parë që u interesua për gjendjen e saj kur u prek nga COVID-19

Nora Malaj tregoi se kush ishin njerëzit që e mbështetën përgjatë 1 muaji izolim dhe se çfarë i thanë ata ku ndër to përmend Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama.
Featured image of article: “Kryeministri mund të më merrte se e kam shok fëmijërie…”Nora Malaj tregon se kush ishte politikani i parë që u interesua për gjendjen e saj kur u prek nga COVID-19 Nora Malaj

TIRANE– Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka rrëfyer për Top Story momentet e saj të vështira të përballjes me virusin COVID-19. Ajo tregoi se çfarë është në thelb virusi, si e ka përjetuar, frika nga vdekja dhe se çfarë do linte pas në ndonjë rast fatkeqësie.

Gjithashtu tregoi se kush ishin njerëzit që e mbështetën përgjatë 1 muaji izolim dhe se çfarë i thanë ata ku ndër to përmend Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama.

“I pari që është shqetësuar për mua ka qenë Presidenti i Republikës, më mori si Nora në raportet që ne kemi, dhe sigurisht më tha si mund dhe me çfarë të të ndihmojë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri nuk u mor me mua për arsye se ishte në një moment të dhimbshëm sepse kaloi situatën e humbjes së mamasë, por përtej këtij fakti dhe kryeministri mund të më merrte se e kam shok fëmijërie dhe është normale që të interesohet sepse ai vetë e ka shpallur vetën që është babai i kombit, dhe babai i kombit për familjarët duhet të interesohej, gjithsesi se ka dëgjuar, është i ngarkuar, nuk përbën mëkat, as faj”- u shpreh Malaj.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment