Rajoni

Kryeministri Zoran Zaev rishikon çështjen e gjuhës maqedonase

Në një intervistë me Agjencinë e Informacionit të Maqedonisë (MIA), Zaev tha se gjuha maqedonase është e folur edhe nga diaspora e vendit dhe nuk ka të bëjë me trashëgiminë greke.
Featured image of article: Kryeministri Zoran Zaev rishikon çështjen e gjuhës maqedonase Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Mes reagimeve në Greqi lidhur me referencat e shpeshta të bëra në Maqedoninë e Veriut për gjuhën maqedonase, kryeministri i vendit fqinj Zoran Zaev tha të mërkurën se emri i gjuhës u pranua në marrëveshjen Prespes, e cila u ratifikua këtë vit nga dy parlamentet.

Në një intervistë me Agjencinë e Informacionit të Maqedonisë (MIA), Zaev tha se gjuha maqedonase është e folur edhe nga diaspora maqedonase dhe se Greqia duhet të komentojw nwse ky wshtw rasti dhe pwrsa i pwrket pakicws sw saj.

Marrëveshja sqaron se maqedonishtja i përket grupit sllav të gjuhëve dhe nuk ka të bëjë me trashëgiminë greke.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kundërshtarët e marrëveshjes në Greqi thonë se klauzola mbi gjuhën në marrëveshjen Prespes nënshkruar midis Athinës dhe Shkupit mund të inkurajojë pretendimet e minoriteteve në të ardhmen.

Të shtunën e kaluar, gjuhëtar i shquar grek dhe ish ministri i arsimit Georgios Babiniotis e përshkruan njohjen e gjuhës maqedonase nga Greqia si një “gabim të rëndë”.

B.N/dosja.al

Shto Koment