Rajoni

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis flet në Palamentin grek për zgjerimin e detit: E drejta e Greqisë që të zgjerohet me 12 milje në detin Jon është e padiskutueshme dhe e pakushtëzuar

Kyriakos Mitsotakis thesksoi se Greqia dhe Shqipëria kanë arritur parimisht një marrëveshje që çështejn e kufirit detar ta zgjidhin në Hagë.
Featured image of article: Kryeministri Kyriakos Mitsotakis flet në Palamentin grek për zgjerimin e detit: E drejta e Greqisë që të zgjerohet me 12 milje në detin Jon është e padiskutueshme dhe e pakushtëzuar Foto ilustruese

ATHINËKryeminsitri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë ditën e sotme në parlamentin grek se e drejta e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon është e padiskutushme dhe e pakushtëzuar. Ndërkohë duke iu referuar ish-kryeministrit Aleksis Tsipras, Mitsotakis thesksoi se Greqia dhe Shqipëria kanë arritur parimisht një marrëveshje që çështeja e kufirit detar të zgjidhet në Hagë.

Ju nuk mundët të arrinit një marrëveshje për zonat ekskluzive ekonomike me Italinë dhe Egjiptin. Vendi aktualisht ka një marrëveshje të nënshkruar për demarkacionin gjeografik me Italinë. Është e vështirë të negociohet marrëveshja e pjesshme e demarkacionit me Egjiptin. Dhe në parim ka një marrëveshje me Shqipërinë për të referuar çështjen e zonës ekskluzive ekonomike në Hagë, pasi Greqia ka zgjeruar ujërat e saj territorial,”- ka thënë thënë Mitsotakis.

Gjithashtu, kryeministri iu ka dhënë përgjigje dhe akuzave të opozitës greke, teksa foli për çështjet që lidhen me sovranitetin, duke vënë në dukje se e drejta për të zgjatur 12 milje detare është e njëanshme dhe e patjetërsueshme e vendit.

Kam dëgjuar shumë për sovranitetin dhe të drejtat sovrane. Më lejoni të sqaroj edhe një herë: e drejta për të zgjatur 12 milje është një e drejtë e njëanshme e patjetërsueshme e vendit. Nuk diskutohet, nuk kushtëzohet. Qeveria e Demokracisë së Re ishte e para që e bëri këtë, duke filluar në Jon. Dihet gjithashtu pse ujërat territoriale në Egje nuk janë zgjatur nga asnjë qeveri. Kjo nuk do të thotë që vendi nuk ka të drejtë,”– theksoi kryeministri Mitsotakis.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, i pyetur nga media greke “Real News” për marrëveshjen me Shqipërinë për të çuar çështjen e delimitimit të kufijve detarë mes dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës ka thënë se procesi nuk do të jetë problem.

Zgjidhja e kësaj çështjeje të ngelur pezull do të jetë e dobishme për të dyja vendet. Ekzistojnë, të gjitha arsyet për të ruajtur klimën e besimit dhe respektit të ndërsjellë, e cila u theksua nga të dyja palët gjatë vizitës sime të fundit, dhe për të forcuar axhendën pozitive në marrëdhëniet tona dypalëshe,”- ka thënë ai duke iu referuar diskutimeve gjatë vizitës në Tiranë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministri i Jashtëm grek nuk e fshehu edhe në këtë intervistë qëllimin e Greqisë që përmes marrëveshjeve me Italinë, Egjiptin për detin, por dhe dakordësinë me Shqipërinë për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për pikat e kontestuara për kufirin detar, se mesazhi i dërgohet direkt Turqisë, me të cilën ka mosmarrëveshje të forta në lidhje me kufirin detar në Mesdheun Lindor.

Së pari, unë do të doja të theksoja se ashtu si me marrëveshjet me Italinë dhe Egjiptin, edhe në rastin e Shqipërisë, Greqia po provon në praktikë se mund të zgjidhë problemet, me busull të Drejtën Ndërkombëtare, dialogun konstruktiv dhe parimin e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve. Me fjalë të tjera, ajo e di mënyrën e ndërtimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe udhëhiqet nga ajo edhe në rastin e Shqipërisë, e cila po punon në mënyrë që të jetë anëtare e familjes europiane. Ne kemi rënë dakord me Shqipërinë për të punuar së bashku që të dorëzojmë çështjen e delimitimit të zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, pas përfundimit të procesit të zgjerimit të ujërave territoriale të të dyja vendeve në 12 milje detare sipas Ligjit Ndërkombëtar te Detit,”- ka thënë ministri i Jashtëm grek.

Sipas tij, shprehja e vullnetit të Shqipërisë për të gjetur zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Gjykatën e Hagës tregon se të dyja vendet po tentojnë të ruajnë një klimë besimi reciprok.

Për sa kohë që ka vullnet, vlerësoj se procesi nuk do të jetë problem. Zgjidhja e kësaj çështjeje të ngelur pezull do të jetë e dobishme për të dyja vendet. Ekzistojnë pra të gjitha arsyet për të ruajtur klimën e besimit dhe respektit të ndërsjellë, e cila u theksua nga të dyja palët gjatë vizitës sime të fundit, dhe për të forcuar axhendën pozitive në marrëdhëniet tona dypalëshe. Greqia duhet të krijojë një marrëdhënie strategjike me Shqipërinë dhe mendoj se pala shqiptare është shumë pozitive në një drejtim të tillë,”– ka thënë ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment