Bota

Kryeministri i Kosovës: Në Bruskel do takojmë palën serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare

Avdullah Hoti deklaroi se takimi do të ndodhë ditën e hënë  në selinë e NATO-s në Bruksel, aty ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Featured image of article: Kryeministri i Kosovës: Në Bruskel do takojmë palën serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare Avdullah Hoti

TIRANE– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takohet me palën tjetër serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai deklaroi se takimi do të ndodhë ditën e hënë në selinë e NATO-s në Bruksel, aty ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai shkruan se Kosova ka bekimin e Angela Merkel dhe Emmanuel Macron për të zgjidhur këtë çështje me Serbinë.

Postimi i Hotit:

Bazuar në zotimet që i kemi dhënë në Samitin e Parisit më 10 korrik 2020, si dhe mbështetjen që kemi marrë nga Presidenti Makron dhe Kancelarja Merkel, të hënën në Bruksel e takojmë palën serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrëveshja arrihet vetëm atëherë kur përmbyllet me njohje reciproke. Nuk do të ketë marrëveshje të ndërmjetme, parciale apo kreative që nuk e zgjidh problemin përgjithmonë. Do të ketë vetëm marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, që është sistematike dhe ku përfshihen të gjitha çështjet që duhet të adresohen në mes të dy vendeve të pavarura duke u bazuar në konventat, standardet dhe praktikën ndërkombëtare të rregullimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve të pavarura.

Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, stabilitet, zhvillim dhe integrim euro-atlantik të të gjithë regjionit.


Pas dy ditësh takime, të premtën u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje ka pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçiç, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu për marrëveshjen kanë reaguar edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulëzim Basha.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment