Rajoni

Situata e Covid-19 në Kosovë/ Hoti: Para festave të fundvitit do të ashpërsohen masat kufizuese 

Hoti ka thënë se masat që i kanë ndërmarrë për parandalimin e Covid-19 dot të mbesin në fuqi, pasi kanë rezultuar efektive në përballimin  e pandemisë. Ndërsa për masat në ekonomi ai ka thënë se ministrat do të takohen me ministrat e Shëndetësisë për të diskutuar për masat e reja para festave. 
Featured image of article: Situata e Covid-19 në Kosovë/ Hoti: Para festave të fundvitit do të ashpërsohen masat kufizuese  Avdullah Hoti

PRISHTINË-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar marrjen e masave të reja për kufizuese para festave të fundvitit. Gjatë një konference për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Hoti ka thënë se masat që i kanë ndërmarrë për parandalimin e Covid-19 dot të mbeten në fuqi, pasi kanë rezultuar efektive në përballimin  e pandemisë. Ndërsa për masat në ekonomi ai ka thënë se ministrat do të zvhillojnë një takim për të diskutuar për masat e reja para festave.

Në bazë të analizimit të dhënave nga IKSHPK-ja është vendosur që masat aktuale të mbesin në fuqi dhe të kemi zbatim rigoroz. Sa i përket masave në ekonomi. Sipas ministrit të Tregtisë, duhet të shkojmë me zbatimin e masave të deritanishme. Ministria e ka marrë për obligim që me ministrin e Shëndetësisë të takohet me përfaqësuesit e bizneseve për t’u dakorduar për masat e reja, që do të merren javën tjetër për festat e fundvitit”, ka thënë Hoti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë regjistruar 40.117 raste pozitive, ndërsa  1,026 persona kanë humbur jetën.

(k,a/dosja.al)

Shto Koment