Bota

Kryeministri i Irlandës i kthehet sërish profesionit të vjetër, do vesh bluzën e bardhë për të luftuar kundër COVID-19 si mjek

Profesioni i tij i parë është mjek dhe në situatën e COVID-19, ai shprehet se do vesh sërish bluzën e bardhë për të qenë në vijën e parë të luftës.
Featured image of article: Kryeministri i Irlandës i kthehet sërish profesionit të vjetër, do vesh bluzën e bardhë për të luftuar kundër COVID-19 si mjek Leo Varadkar, Kryeministri i Irlandës

IRLANDË- Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar ka ndërrmarë sot një veprim që i ka habitur të gjithë. Profesioni i tij i parë është mjek dhe në situatën e COVID-19, ai shprehet se do vesh sërish bluzën e bardhë për të qenë në vijën e parë të luftës.

Mediat në vend bëjnë me dije se ai do punojë një turn në javë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Ai ka bërë regjistirmin në regjistrat e mjekësisë në vend dhe shumë shpejt do të nis punën.

Në Irlandë kriza e pandemisë po përhepet me shpëjtësi dhe kryeministri mjek dhe do të punojë në Shërbimin Ekzekutiv të Shëndetit në një fushë të përshtatshme për kualifikimin që ka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai është pjesë e një familje mjekësh, pasi është djali i një mjekëu dhe një infermiere. Varadkar ka studiur për mjekësi dhe ka punuar për shtatë vjet para se të linte profesionin për politikë. Ai u hoq nga regjistri mjekësor në 2013.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment