Politike

Kryeministri i Greqisë zbulon se çfarë do të diskutoj me Ramën në forumin ekonomik/ Mitsotakis: Kemi çështje për të zgjidhur, do flasim për marrëveshjen e detit 

Ai është shprehur se me kryeministrine  shqipërsië do të bisedojë në ludhje me zgjerimin e ujërve territorial si dhe për marrëveshjen e detit. 
Featured image of article: Kryeministri i Greqisë zbulon se çfarë do të diskutoj me Ramën në forumin ekonomik/ Mitsotakis: Kemi çështje për të zgjidhur, do flasim për marrëveshjen e detit  Kyriakos Mitsotakis

GREQI-Kryeministri i Greqisë ditën e sotme Kyriakos Mitsotakis, në një konferencë për shtyp ka treguar se pas disa ditësh në Athinë në kuadrin e forumit të “The Economist” do të bisedoj me Zaevin edhe me Ramën. Ai është shprehur se me kryeministrine  shqipërsië do të bisedojë në ludhje me zgjerimin e ujërve territorial si dhe për marrëveshjen e detit.

“Do të bisedojmë pasi kemi çështje për të zgjidhur, jemi fqinjë dhe me besim të mirë tek njëri tjetri do të ulemi në dialog. Me z. Rama kemi edhe çështje të tjera pas zgjerimit që bëri Greqia të ujërave të saj territorial me 12 milje,në lidhje edhe me marrëveshjen e detit, negociatat për të cilën janë ndërprerë. Me z. Rama do të flasim për zonën ekonomike ekskluzive. Kemi një rol lideri në Ballkan ndaj duhet ta ushtrojmë atë edhe për çështjet politike edhe për ato ekonomike”, ka thënë Mitsotakis në konferencën e përvitshme me gazetarët e gjithë mediave në Selanik. Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja forumi ekonomik do të mbahet në datat 15-16 shtator.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.K.dosja.al)

Shto Koment