Bota

Kryeministri i Greqisë, flet për mosmarrëveshjet detare: Ndarja e detit me Turqinë të bëhet si me Shqipërinë

Kyriakos Mitsotakis ka bërë me dije se është i hapur të flasë me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.
Featured image of article: Kryeministri i Greqisë, flet për mosmarrëveshjet detare: Ndarja e detit me Turqinë të bëhet si me Shqipërinë Kyriakos Mitsotakis

GREQI– Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës në Emiratet e Bashkura Arabe ka përmendur problemet me ndarjen e kufinjve detarë. Ndër të tjera ai ka vënë në dukje dhe dakordësinë që ka me Shqipërinë për ta dërguar çështjen e kufirit detar në një gjykatë ndërkombëtare.

“Si qeveri greke, ne arritëm të nënshkruajmë një marrëveshje demarkacioni me Italinë, Egjiptin dhe ramë dakord me Shqipërinë për të apeluar çështjen e kufirit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke e lënë gjykatën të vendosë në emrin tonë për shënjimin e zonave tona detare,”-ka thënë ai. 

Më tej, kryeministri ka thënë se i vetmi problem që nuk është zgjidhur është ai me Truqinë. Ndërkohë ka shtuar se është i hapur të flasë me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan. Sipas tij, propozimi që ka është shumë i thjeshtë, ai kërkon që Turqia të ndalojë provokimet në det dhe më pas ata do të ulen dhe të diskutojnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Turqia duhet të ndalojë provokimet në det dhe pastaj ne do të ulemi në tryezë, në kontekstin e kontakteve eksploruese, për të diskutuar çështjen e shënjimit të zonave tona detare. Nëse nuk mund të biem dakord, atëherë ne do të apelojmë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe do të biem dakord që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të marrë një vendim në emrin tonë,”-ka thënë ai.

Tensionet mes dy vendeve kanë rinisur në fillim të muajit gusht, kur një anije turke nisi lundrimin në Egje, për të kryer kërkime. Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca. Në kuadër të marrëveshjeve mes autoriteteve Turqia tërhoqi anijen e saj, Oruc Reis, në shtator përpara përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Ndërkohë në muajin tetor anija turke ka filluar sërish lundrimet në Egje. Ky veprim ka rritur sërish tesionet ku Greqia ka akuzuar Truqinë se ky është një provokim dhe në rast se nuk tërhiqen nuk ka vend për dialog.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment