Rajoni

Kryeministri i gatshëm për planin e rimëkëmbjes së Greqisë: Rihapja e kufijve për turistët më 15 qershor

Mitsotakis ka njoftuar se rihapja e kufijve për udhëtimet turistike në Greqi do të lejohet duke nisur nga 15 qershori.
Featured image of article: Kryeministri i gatshëm për planin e rimëkëmbjes së Greqisë: Rihapja e kufijve për turistët më 15 qershor Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

GREQI– Në një kohë që situata e koronavirusit po përmirësohet në Greqi kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis, ditën e sotme do të  njoftojë planin e qeverisë për punësimin, ekonominë dhe turizmin.

Pavarësisht faktit që Greqia do të rihapë kufijtë e saj për turizëm më 15 qershor, ai e njoftoi edhe gjatë një samiti katërpalësh me disa vende të Ballkanit, në kuadër të perspektivave për rimëkëmbjen e rajonit, pas pandemisë së Covid-19.

Kujtojmë se Mitsotakis ka miratoi  vendimin për rihapjen e kufijve më 1 qershor për ringritjen e bizneseve, punëtorëve sezonalë dhe anëtarëve të familjeve rezidentë në vendet e tjera.

Ndër të tjera ai njoftoi se rihapja e kufijve për udhëtimet turistike do të lejohet duke nisur nga 15 qershori.

Gjithashtu në këtë plan sipas Tornosnews mund të ketë edhe subvencione për punonjësit në orë të reduktuara, një formë e kompensimit për pronarët që pësuan humbje si rezultat i uljes së qirave, mbështetje për huamarrësit, si dhe një ulje të paradhënies së taksave për bizneset që kanë qenë lënduar nga bllokimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ekonomia sapo filloi të rimëkëmbet pas një krize dhjetëvjeçare nga 20 gushti i 2018 të tre skedarëve të shpëtimit ndërkombëtar prej 326 miliardë eurosh para se të vendi të bllokohej nga pandemia e Covid-19.

Deri më tani në Greqi janë konfirmuar  2.840  raste me Covid-19 dhe kanë vdekur 165 pacientë të tjerë, ndërsa lajmi i mirë është  se janë shëruar 1.374 persona me koronavirus që prej fillimit të shpërthimit.

Burimi: tornosnews

A.C/Dosja.al

Shto Koment