Rajoni

Kryeministri Hoti sërish në Bruksel, ja me kë pritet të takohet ditën e nesërme, dita nis me Sassolin

Ky lajm u bë i ditur nga zyra e kryeministrit, përmes një njoftimi për mediat, të cilat bënë me dije se Hoti do të zhvillojë disa takime në Parlamentin Europian.
Featured image of article: Kryeministri Hoti sërish në Bruksel, ja me kë pritet të takohet ditën e nesërme, dita nis me Sassolin Avdullah Hoti

PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Bruksel.

Ky lajm u bë i ditur nga zyra e kryeministrit, përmes një njoftimi për mediat, të cilat bënë me dije se Hoti do të zhvillojë disa takime në Parlamentin Europian.

Po ashtu nesër, Hoti gjithashtu do të takojë presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Takimet në Bruksel kanë vijuar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington më 4 shtator.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment