Rajoni

Zbarkimi i anijes kërkimore shqetëson kryeministrin grek, Mitsotakis telefonon Presidentin e Komitetit Europian: Do e ankimoj në mbledhjen e ardhshme!

Sipas mediave ndërkombëtare Kryeministri Mitsotakis ka deklarar se këtë veprim të njëanshëm ai do e paraqesë në mbldhjen e ardhshme të Komitetit Evropian në 15 dhe 16 tetor.
Featured image of article: Zbarkimi i anijes kërkimore shqetëson kryeministrin grek, Mitsotakis telefonon Presidentin e Komitetit Europian: Do e ankimoj në mbledhjen e ardhshme! Kyriakos Mitsotakis dhe Charles Michel

GREQI- Vendimi i fundit i Turqisë për të dërguar përsëri anijen kërkimore Oruç Reis në ishullin e Kastelerozio ka shqetësuar Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, i cili ka telefonuar Presidentin e Komitetit Evropian, Charles Michel.

Sipas mediave vendase Kryeministri Mitsotakis ka deklaruar se këtë veprim të njëanshëm ai do e paraqesë në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Evropian në 15 dhe 16 tetor.

Ndërsa Ministria e Jashtme greke ditën e sotme e ka quajtur NAVITEX-in e ri të Turqisë: përshkallëzim të madh dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj paqes dhe sigurisë në rajon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tensionet mes dy vendeve kanë rinisur në fillim të muajit gusht, kur një anije turke nisi lundrimin në Egje, për të kryer kërkime. Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca. Në kuadër të marrëveshjeve mes autoriteteve Turqia tërhoqi anijen e saj, Oruc Reis, në shtator përpara përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Ndërsa ditën e sotme Turqia e ka nisur prap anijen e Orucc Reis për të rinisur kërkimet në ishullin e Kastelerozio.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment