Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Mbledhja e Këshillit të Evropës/ Kryeministri grek Mitsotakis: BE-ja bëri një hap me paralajmërimin për sanksione ndaj Tu
12 Dhjetor 2020, 19:53Nga DOSJA
GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, disa orë pasi ka mbaruar mbledhja e Këshillit të Evropës ka deklaruar se shpreson që nuk do të ketë sfida të reja nga Turqia, por sipas tij Evropa e mori hap për sanksione ndaj Turqisë në rast se nuk do ndryshoj sjelljen.
“Zakonisht Evropa bën një hap çdo herë. Sidoqoftë, e ndërmori një hap që është paralajmërimi më i fortë për Turqinë deri më tani për të ndryshuar sjelljen. Por nëse Turqia këmbëngul të vazhdojë këtë sjellje, ka edhe sanksione. Janë vendosur tashmë të parat dhe në horizont padyshim që do të ketë një kornizë shumë më thelbësore të sanksioneve, të cilat do të kenë një ndikim shumë më të madh ekonomik”, u shpreh Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.
Gjithashtu, pas këtij reagimi ka folur dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka thënë se qëllimet e Turqisë janë për dialog dhe për paqe, por BE-ja ka presion nga Greqia dhe Qiproja.
“Megjithëse ne gjithmonë kemi qëllime të mira në marrëdhëniet tona dhe punojmë shumë për dialogun me BE-në, nuk e shohim të saktë qëndrimin e tyre. Është jashtëzakonisht gabim që marrëdhënia e lashtë Turqi-BE të shkelet nga dy vende. BE duhet të shpëtohet nga presioni që i bën Greqia dhe Qiproja Jugore. Ju nuk mund të arrini askund duke përjashtuar Turqinë. Pavarësisht nga vendimet që merren, Turqia do të vazhdojë të punojë për paqen dhe qetësinë në botë në një shkallë globale”, tha Rexhep Tayyip Erdogan, president i Turqisë.
Tensionet kohët e fundit në Mesdheun Lindor janë përshkallëzuar për çështjen e kërkimeve të energjisë. Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të eksploruar për energji në shelfin e saj kontinental, duke përmendur se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon. Por, këto kërkime kanë shkaktuar tensione me Greqinë, të cilët e kanë marrë si provokimin veprimin e Turqisë. Ndërkohë nga ana tjerët në krah Greqisë i ka dalë BE-ja, e cila ka paralajmëruar dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë në rast se nuk tërhiqet. Sakaq në mbledhjen e Këshillit Evropian udhëheqësin kanë rënë dakord që të shtyhen për në mars vendimet për sanksionet e mundshme kundër Turqisë.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
NIGERI-Qindra studentë janë shpallur të zhdukur, pasi disa persona të armatosur sulmuan një shkollë të mesme në Nigerinë veri-perëndimore. Sipas BBC, sulmuesit ...
ITALI- Roberto Speranza, Ministri i Shëndetësisë në Itali, ditën e sotme ka lajmëruar në lidhje me shpërndarjen e vaksinës Covid-19. Sipas mediave të huaja, Spe...
GREQI-Një vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë. Sipas mediave të greke, tre persona me origjinë afgane, kanë hynë në apartamentin e një biznesmeni 55...
TURQI-Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas deklaratave të liderave të Bashkimit Evropian për sanksione ndaj Turqisë. Në një deklaratë për medi...
GREQI-Ministri i Zhvillimit dhe Tregtisë, Adonis Georgiadis, ka lajmëruar se shitja e lodrave në supermarkete gjatë periudhës së festave do të jetë e ndaluar në...
SERBI-Reperi i njohur Stresi, ka treguar ditën e sotme, në një intervistë sesi ka mundur të largohet nga protesta, pasi është shpallur në kërkim nga policia si ...
SERBI-Ministri i Punëve të Brendshme (MUP) i Serbisë, Aleksandar Vullin, sërish e ka përdorur termin pezhorativ “shiptari”, duke injoruar një vendim të gjykatës...
Presidenti i zgjedhur Joe Biden është zotuar se do të mbajë qëndrim të ashpër ndaj udhëheqësve autokratë si Presidenti Vladimir Putin i Rusisë. Zoti Bien thotë ...
Politikanët në Argjentinë kanë votuar në të mirë të një projektligji që çon shtetin me shumicë katolike drejt legalizimit të abortit, ndryshim i kërkuar ...