Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Kryeministri grek i kërkon Turqisë të ndalë kërcënimet nëse dëshiron dialog
4 Shtator 2020, 10:45Nga DOSJA
GREQI– Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha të premten se Turqia duhet të ndalë “kërcënimet”.
Deklarata e tij bëhet pas palajmërimeve nga NATO-ja se të dyja vendet janë pajtuar për të nisur dialogun për uljen e tensionit në Mesdheun lindor.
“Kërcënimet duhet të shuhen në mënyrë që kontaktet të fillojnë”, tha Mitsotakis.
Ai tha se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të informojë më vonë të premten Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres mbi “veprimtarinë e paligjshme” të Turqisë.
Greqia mohoi të enjten vonë se kishte rënë dakord të zhvillonte bisedime me Turqinë, të ndërmjetësuara nga NATO -ja, për të ulur tensionet mbi kufijtë detarë dhe të drejtat e kërkimit të gazit dhe naftës në rajon.
“Informacioni i botuar që pretendon se Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord të mbajnë të ashtuquajturat ‘bisedime teknike’ mbi uljen e tensioneve në Mesdheun lindor nuk kanë të bëjnë me realitetin”, tha ministria e Jashtme e Greqisë.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më herët kishte thënë se të dy aleatët e NATO-s kishin “rënë dakord të fillojnë bisedime teknike në NATO për të krijuar mekanizma që do të zvogëlonin rrezikun e incidenteve në Mesdheun Lindor”.
Tensionet mes dy vendeve janë rritur pasi Turqia më 10 gusht dërgoi anije kërkimore dhe ushtarake në Mesdhe.
Greqia dhe Qipro thonë se ky veprim ka shkelur sovranitetin e tyre.
Greqia u përgjigj duke organizuar stërvitje detare me disa aleatë të BE-së dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Bashkimi Evropian ka kërkuar vazhdimisht nga Turqia të ndalojë aktivitetet e kërkimit duke kërcënuar me vendosje të sanksioneve ndaj Ankarasë nëse ajo nuk pranon të zgjidhë mosmarrëveshjen përmes dialogut.
Mitsotakis tha se Turqia po “dëmton” ligjin ndërkombëtar dhe “rrezikon” sigurinë rajonale duke kërkuar të “ndryshojë” gjeografinë, raporton AFP.
Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është në koma në një spital të Berlinit dhe Gjermania ka zbuluar se ai ishte helmuar nga një agjent nervor Novichok. Ai u ...
FRANCË– Në rivierën franceze janë parë një sërë infeksionesh saqë tashmë dyshohet se edhe për një rast të etheve vdekjeprurëse . E për këtë arsye në Nice ...
BEOGRAD– Media serbe “Alo!” i ka dedikuar një shkrim profesorit në Shkollën për studimet e avancuara ndërkombëtare në Uashington, Daniel Server, të cilin e kanë...
SPANJË- Një i ri në Spanjë është kthyer në makthin e vendit, pas një ngjarjeje makabre të kryer prej tij. Punëtori i picave, Janner Jimenez Ortiz vrau të d...
SHBA– Janë publikuar pamje nga momenti kur Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka biseduar brenda Shtëpisë së Bardhë me homologun e tij nga Izraeli, Benjamin ...
SHBA– Janë publikuar pamje nga momenti kur Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka biseduar brenda Shtëpisë së Bardhë me homologun e tij nga Izraeli, Benjamin ...
Ka shkuar mbi 26 milionë shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën. Ndërkohë që numri i vdekjeve është 873,290 dhe i të shëruarve 18,666,358.Rekordin ...