Bota

Kryeministri grek flet për sigurimin e vaksinës antiCovid: Do marrim Pfizer 48 orë pas miratimit nga Bashkimi Evropian

Kyriakos Mitsotakis ka thënë se në Greqia dot të marrë vasksinën Pfizer, 48 orë pas miratimit nga Bashkimi Evropian.  Gjithashtu ai ja thënë se do të jetë personi i parë do të vaksinohet, bashkë me familjen e tij dhe Presidentin e Greqisë. 
Featured image of article: Kryeministri grek flet për sigurimin e vaksinës antiCovid: Do marrim Pfizer 48 orë pas miratimit nga Bashkimi Evropian Kyriakos Mitsotakis

GREQI-Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis ka folur për sigurimin e vaksinës në vend. Në një intervistë për mediat greke, ai ka thënë se në Greqia dot të marrë vaksinën Pfizer, 48 orë pas miratimit nga Bashkimi Evropian.  Gjithashtu ai ja thënë se do të jetë personi i parë do të vaksinohet, bashkë me familjen e tij dhe Presidentin e Greqisë.

“Vaksina Pfizer do të aprovohet nga Agjencia Evropiane e Barnave më 30 dhjetor, dhe brenda 48 orësh do ta kemi në vendin tonë dhe do të fillojnë vaksinimet. Unë do të jem i pari që do ta bëj së bashku me Presidentin e Republikës, pse jo me udhëheqësit politikës. Edhe familjarët e mi gjithashtu. Ne duhet të japim një mesazh se vaksina është e sigurtë. Është e rëndësishme të kapërcehet dyshimi për një pjesë jo të vogël të shoqërisë që ka frikë. Në një farë mase unë e kuptoj fobinë, por vaksinat janë të sigurta dhe kanë bërë mrekulli. Marr shembull eksperiencat e mia personale. Nëna ime vuante nga poliomieliti. Ai iu nënshtrua operacioneve të dhimbshme për të ecur përsëri. Sot poliomieliti nuk ekziston sepse të gjithë jemi të vaksinuar,”– tha kryeministri i Greqisë.

Sakaq, i pyetur për masat që do të merren në festat e fundvitit, Mitsotakis, ka thënë se nuk do lejojë grumbullimin e më shumë se nëntë personave në një vend, pasi është një rrezik për shëndetin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është gabim ta fokusojmë vëmendjen tonë këtu. Mirë është që festat t’i organizojmë në shtëpitë tona, me maksimumi nëntë persona dhe të mos rrezikojmë shëndetin. Askush nuk duhet të mendojë për këtë gjë tani, por pasi gjithçka të stabilizohet. Më 7 janar kemi menduar dhe rihapjen e shkollave,”- ka thënë ai.

Kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë deklaruan se kanë prodhuar disa vaksina anti-Covid me efikasitet të lartë. Vaksinat anti-Covid që janë krijuar kanë efiksasitet nga 92% që është ajo ruse, ndërsa ajo e BioNTech dhe Pfizer ka 95% efikasitet, vaksina e Moderna-s ka 94,5% efikasitet dhe ajo e AstraZenca ka 90% efikasitet. Britania e Madhe është vendi i parë që kanë aprovuar vaksinën dhe ditën e sotme kanë nisur vaksinimin masiv.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment