Politike

Kryeministri flet pas marrjes së vaksinës: Radhën për vaksinimin e ka Saliun kur të hyjmë te moshat e tej thyera

Pyetjes së gazetarit se a do t’ia lëjë radhën Bashës për kryerjen e vaksinës, Rama iu përgjigj se radhën fillimisht e ka Saliu kur të vijë momenti për moshat e treta.

TIRANË– Pas bërjes së vaksinës, Kryeministri Edi Rama doli në një deklaratë për mediat, aty ku përveç se tha se ndihej shumë mirë hodhi në një ‘kunj’ për ish-kryeministrin Sali Berishën.

Pyetjes së gazetarit se a do t’ia lëjë radhën Bashës për kryerjen e vaksinës, Rama iu përgjigj se radhën fillimisht e ka Saliu kur të vijë momenti për moshat e treta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Radhën e vaksinës e ka i pari Saliu kur të vi radha te moshat e tejthyera”, tha Rama.

Fushata e vaksinimit me 900 dozat e para kundër COVID19 sapo nisi në vendin tonë. E para që mori dozën ishte Najada Çomo, më pas kryeministri Rama dhe mjeku Pëllumb Pipero për tu pasuar me të tjerë mjekë.

(a.b)/dosja.al

Etiketa:

Shto Koment