Rajoni

Kryeministri Avdullah Hoti kërcënohet me jetë, pasi paraqet situatën e virusit: Provoje dhe do bëhesh kurban i shqiptarëve

Pas postimit në Facebook të Avdullah Hotit për gjendjen e pandemisë në Kosovë një qytetar i ka komentuar duke e kërcënuar se ai do ta vrasë në rast se mbyllë gjithë vendin
Featured image of article: Kryeministri Avdullah Hoti kërcënohet me jetë, pasi paraqet situatën e virusit: Provoje dhe do bëhesh kurban i shqiptarëve Avdullah Hoti

PRISHTINË– Kryeministri Avdullah Hoti është kërcënuar me vdekje, pasi ditën e sotme ka paralajmëruar për mbyllje totale të vendit, si pasojë e rritjes së numrit të infektimit me Covid-19.

Pas postimit në Facebook të Avdullah Hotit për gjendjen e pandemisë në Kosovë një qytetar i ka komentuar duke e kërcënuar se ai do ta vrasë në rast se mbyllë gjithë vendin.

Un jam qaj i Pari që ka me ardh midis qeveris me ta shti flaken me ta q… at gjak M*** qe ki maje men ko mu ba Kurban i shqiptarve provo mbylle venin“, ka shkruar ai në Facebook,”– thuhet në komentin e qytetarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Mesazhi kërcënues

Disa minuta pas kërcënimit, ai e ka fshirë komentin e tij.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment