E Shtunë, 21 Shtator, 2019
Full Ads
Politike

Kryemadhi rrëfen drekën me Endri Fugën: Çfarë më tha për Metën dhe Ramën

Kryemadhi ka treguar se çfarë i ka thënë Endri Fuga, sot këshilltar i kryeministrit Rama, në një moment kur Meta është çuar nga tavolina.
Featured image of article: Kryemadhi rrëfen drekën me Endri Fugën: Çfarë më tha për Metën dhe Ramën Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

TIRANË- Një bisedë shkëputur nga dreka me Ilir Metën, Endri Fugën dhe Ardit Gjebrean ka rrëfyer kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në studion e RTV Ora.

Kryemadhi ka treguar se çfarë i ka thënë Endri Fuga, sot këshilltar i kryeministrit Rama, në një moment kur Meta është çuar nga tavolina.

Para shumë vitesh kemi qenë në një drekë me Endri Fugën dhe Ardit Gjebrenë, në Ibë tek amfiteatri i Gëzim Kames. Kemi qenë duke ngrënë një drekë dhe në një moment Ilir Meta çohet nga tavolina dhe Endri Fuga më pyet mua dhe më thotë: E çuditshme, Edi Rama sillet në media siç sillet Ilir Meta në jetën e përditshme dhe Ilir Meta në jetën e përditshme është siç është Edi Rama në media. Dhe në media është siç është Edi Rama në jetën e përditshme. Pra atë njeriun e ngurtë që qytetarët shqiptarë kanë parë Ilir Metën kur ka qenë kryeministër, kryetar parlamenti, në pozicione politike, në jetën e përditshme është krejt tjetër”, u shpreh Monika Kryemadhi. 

(Marrë nga RTV Ora) 

Shto Koment