Politike

Kryemadhi takon banorët e njësisë nr.1 në Tiranë: Jam socialiste dhe ftoj çdo njeri të bëhet pjesë e LSI-së, mjaft pamë projektet 3D të Ramës! Im bir më dha një leksion të fortë

E teksa tregonte se çdo i ri shqiptar duhet të shohë të ardhmen në vendin e tij dhe jo të ketë mendjen për tu larguar jashtë shtetit, Kryemadhi tha se ditët e fundit ka marrë një leksion të madh nga djali i saj, në lidhje me patritozmin, gjë që e ndau dhe me publikun.
Featured image of article: Kryemadhi takon banorët e njësisë nr.1 në Tiranë: Jam socialiste dhe ftoj çdo njeri të bëhet pjesë e LSI-së, mjaft pamë projektet 3D të Ramës! Im bir më dha një leksion të fortë Monika Kryemadhi

TIRANË– Monika Kryemadhi ka ftuar të gjithë soialistët që bëhen pjesë e Lëvizjes Soicaliste për Integrim. E pranishmë në njësinë nr.1 në Tiranë, Kryemadhi tha se çdo socialist dhe ish-socialist mund të bëhet pjesë e partisë së saj, për të ndryshuar të ardhmen e Shqipërisë.

E teksa tregonte se çdo i ri shqiptar duhet të shohë të ardhmen në vendin e tij dhe jo të ketë mendjen për tu larguar jashtë shtetit, Kryemadhi tha se ditët e fundit ka marrë një leksion të madh nga djali i saj, në lidhje me patritozmin, gjë që e ndau dhe me publikun.

“Po diskutoja me djalin tim për fjalën heronj dhe patriot, për brezin e ri. Patriot i thashë unë do të thotë të duash vendin dhe flamurin e vendit tënd. Ai më tha jo, patritotizmi është një atdhedashuri, është një burrë ose grua që e mbron popullin përballë qeverisjeve të këqija. Dhe aty u ndjeva e liqështuar. I thashë ‘Besart je shume I vogël, por sot më dhe një leksion të madh’. Dhe sot unë ndjehem në faj që ndoshta nuk e kam mbrojtur popullin tim, përballë qeverive,”- tha Kryemadhi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas kryetarja e LSI-së, shtoi se sapo ka bërë dhe një tjetër operacion, ka operuar një dhëmballë. Ajo falenderoi stomatologun që kishte aty pranë, Etionin, duke shtuar se shpreson që gjithçka të shkojë mirë, pas operacionit.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit: Po e nis nga fjalia që tha Etioni se askush nuk mund të na marrë më shumë seç na ka marrë. T’u marrësh shqiptarëve fëmijët të cilët ikin nga shtëpitë e tyre për shkak të mungesës është shumë më shumë se çmund të ketë çdo shqiptar. Ju falenderoj që morët një vendim për t’u shkëputur nga një parti dhe marrëdhënie që nuk ekziston. Edhe unë jam socialiste nuk jam anëtare e rilindjes. Socialiste do të thotë të ndash energjinë dhe pozitivitetin me miqtë dhe me shokët. Unë e mora vendimin për të qenë socialiste e lirë dhe bashkë me shumë të rinj e të reja krijuam LSI dhe sot shumë të rinj dhe të reja mbasi ndihen të asfiksuar marrin një vendim për t’u shkëputur nga zinxhirët e Edi Ramës dhe rilindjes. LSI i ka dyert e hapura për çdo njeri që do të jetë pjesë e politikës, do të ndryshojë të ardhmen e tij. Sepse sot në këto vite të vështira të ekonomisë, në këto vite dhe në këtë rrëmujë të jetës së shqiptarëve, por dhe në këtë muaj të frikës dhe pandemisë, që përveç covid kemi dhe pandeminë Rama që ju merr frymën njerëzve dhe me fluturat imagjinare të mendjes së tij, që jo vetëm nuk i krijon mundësi shqiptarëve por i mbyll ata. Në këto 4 vite, që ky zotëria i kishte të gjithë tespsinë, a krijoi më shumë vende pune, a rriti rroga, a uli kostot, a rriti pagat e mjekëve dhe infermierëve, a i uli çmimet e taksat? Kur takoj socialistë të cilët nganjëherë ju vjen pak zor, ata thonë Monika kemi 7 vjet që dëgjojmë vetëm premtime dhe zero realizime. Dëgjojmë projektet e tij 3D por ne s’kemi mundësi të paguajmë faturat e energjisë elektrike dhe ilaçet, por nuk kemi as mundësi të flasim sepse kemi frikë se na kërcënojnë. Nuk jetohet me frikën e një të çmenduri që rri mbi kurrizin e shqiptarëve por me kurajën për ta përmbysur, jo vetëm Edi Ramën por sistemin dhe mentalitetin, që raste të tilla mos vijnë më. Prandaj duhet të punojmë çdo ditë që Etioni që shumë shpejt do të bëhet baba të mos ngrejë plaçkat dhe të iki, por të punojë këtu. Të punojmë për një sistem shëndetësor që t’u krijojmë fëmijëve tanë një jetë normale, për të pasur një infrastrukturë normale. E pra gabimet që kemi bërë ne që më shumë kemi menduar për stabilitetin politik apo rajonal, brezi i ri Etioni, Erisa e shumë të tjerë të mendojnë më shumë për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve dhe ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.

(f.m/dosja.al)

  • 17:43

    Monika Kryemadhi i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje: Sapo jam operuar, uroj që gjithçka të shkojë mirë

    Monika Kryemadhi

    Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka treguar se ka kryer një tjetër operacion. E pranishme në njësinë nr.1 në Tiranë, Kryemadhi tha se ka operuar dhëmballën këtë herë, duke falenderuar edhe stomatologun që kishte aty pranë. “Tashmë kam operuar dhe dhëmballën, uroj që gjithçka të shkojë mirë Etjon. Shpresoj se nuk duket shumë që sapo jam operuar,”- shtoi Kryemadhi.

Shto Koment