LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi nga Lushnja: Qëllimi ynë është që fermerët e Lushnjes dhe Divjakës të garantojnë shitjen e prodhimit, dhe që

14 Prill 2021, 16:44 Nga DOSJA
Kryemadhi nga Lushnja: Qëllimi ynë është që

LUSHNJE- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vijuar turin e saj elektoral në qytetin e Lushnjes.

Gjatë një takimi ku bëri prezantimin e kandidatëve të LSI-së për zonën ajo u shpreh se së bashku më 25 Prill do të fitojnë betejën kundër bandave dhe atyre që kërkojnë të bëjnë pazare me jetën e shqiptarëve.

”Ta drejtojnë këtë vend burrat dhe gratë, të cilët nuk ikën nga Shqipëria, por përkundrazi qëndruan këtu. Ta drejtojnë djemtë dhe vajzat që nuk e tradhtuan vendin e tyre, por përkundrazi po luftojnë dhe po përballen çdo ditë me të ardhmen e tyre.”– u shpreh ajo.

Fjala e plotë:

Motra dhe Vëllezër
Dhe 11 ditë nga sot na ndajnë nga data e ndryshimit nga 25 prilli. Do dëgjoni pafundësisht lajme, do ju trokasin në dyert e shtëpive me qeset e ushqimeve, për të blerë varfërinë e 8 viteve. Do të vijnë dhe do të ushtrojë presion, do të vijnë dhe do ju kërcënojnë me certifikatat e legalizimeve, do vijnë tu presin energjinë elektrike, do vijnë tu presin ujin, do ju shtojnë taksat, do ju shtojnë çdo gjë. Mos u tërhiqni por qëndroni bashkë në 25 prill për të votuar për familjet tuaja, për të votuar për Shqipërinë që të bëhet shtëpi e shqiptarëve dhe për ti thënë jo çdo lideri që kërkon të kontrollojë jetët tona. Për ti thënë jo çdo politikani që kërkon të kontrollojë minutat e jetëve tona. Jetët tona janë në dorë të Zotit, Zoti është 1, Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve.

Të dashur motra dhe vëllezër,

Sot më shumë se kurrë jam e bindur që beteja ime deri më 25 prill do të jetë cdo ditë dhe më e vështirë. Por unë jam e bindur që me Kejdin në krahë, me Klajdën, me Elona Gurin, me Ardit Celën, me Luan Ramën, Petrit Vasili, Endrit Braimllarin, Agron Çelën, Viktor Tushën, Vangjel Tavon, me të gjithë burrat e gratë e LSI. Ata që e themeluan, ndërtuan dhe vazhdojnë të qëndrojnë në LSI, do ta çojnë deri në fund betejën tonë përballë bandave dhe sporteleve të Edi Ramës të cilët kërkojnë të bëjnë pazar jo vetëm me emrin e LSI, por me të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve.

Këto dy vite janë dy vitet më të egra të 17 viteve të LSI-së. Këto janë dy vite kur ne morëm vendimin për të qenë jo vetëm një parti me integritet, me individualitet por për treguar se ne nuk jemi partia e karrigeve, por jemi partia e të rinjve dhe të rejave, burrave e grave që punojnë tokën dhe falenderojnë Zotin kur bie shi, kur ata mbjellin tokën.

Jemi partia e nënave që falin jetën për fëmijët, ne jemi partia e vajzave që luftojnë çdo ditë për prindërit e tyre. Jemi partia e djemve që bëjmë çdo gjë për të mbajtur shtëpinë në këmbë. Ne jemi partia e familjeve shqiptare. Ne jemi partia e të gjithë atyre që duan të sjellin ndryshimin më 25 prill. Unë do ju thoja vetëm diçka. Mos thërrisni më Rama ik se ai ka ikur. Ne kemi vetëm vetëm një qëllim. Qëllimi ynë nuk është të ndërrojmë një parti në pushtet me një parti tjetër në pushtet. Qëllimi ynë është të krijojmë vende të reja pune. Është të krijojmë vende të reja pune me punë të mirëpaguar. Qëllimi ynë është që fermerët e Lushnjes dhe Divjakës të garantojnë shitjen e prodhimit. Qëllimi ynë është që bizneset të lulëzojnë në gjithë Shqipërinë. Qëllimi ynë është që turizmi në Divjakë, në Seman, e kudo të lulëzojë për të krijuar vende pune dhe mundësi të zhvillimit të ekonomisë. Qëllimi ynë është që Universiteti Bujqësor të ketë përfaqësinë e vetë këtu, sepse o mësohet bujqësia në vendin më të bekuar, për bujqësinë sic është Lushnja ose nuk mund ta mësosh diku tjetër.

Qëllimi ynë është të rikthejmë intelektualët, të rikthejmë dijen, të rikthejmë atë për të cilën ne kemi më shumë nevojë. Të rikthejmë më shumë dashuri për njëri tjetrin. Të largojmë urrejtjen, të kthejmë atë dashuri e cila na ka mbajtur gjallë në gjithë këtë kohë. Edhe po nuk e deshën dashurinë tonë ne kemi dashurinë për vendin tonë. Ne kemi dashurinë për flamurin tonë, ne kemi dashurinë për familjet tona. Sepse ajo që është më e rëndësishme se kudo tjetër, ne jemi LSI partia e të rinjve, të rejave, partia e burrave dhe grave, me kurajo partia e të gjithë atyre që duan ndryshimin dhe duan të ecin përpara. Unë do i lutesha Zotit që t’u japë shansin të rinjve dhe të rejave, që më 25 prill ta drejtojnë këtë vend. Ta drejtojnë këtë vend burrat dhe gratë, të cilët nuk ikën nga Shqipëria, por përkundrazi qëndruan këtu.

Ta drejtojnë djemtë dhe vajzat që nuk e tradhtuan vendin e tyre, por përkundrazi po luftojnë dhe po përballen çdo ditë me të ardhmen e tyre. Prandaj unë ju uroj mbarësi, sepse edhe dje keni mbjellë të gjithë fushat me misër dhe Zoti dje e bekoi të gjithë Myzeqenë me shi në darkë. Këtë bereqet që Zoti ja dha Lushnjes, t’ia japi edhe Lëvizjes Socialiste për Integrim më 25 prill me votat e qytetarëve shqiptarë, në të gjithë Shqipërinë. Zoti ju ruajttë ju, Zoti i ruajttë familjet tuaja, Zoti i bekoftë shqiptarët. Zoti do ta dojë LSI-në, sepse edhe hoxha e këndoi në këngën e tij mirësinë për këtë takim. Faleminderit dhe fitore. Voto numrin 6, voto ndryshimin!

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike luan rama monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 luan rama monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 14 Prill 2021, 15:41

KAMËZ– Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është pritur me entuziazëm edhe nga qytetarë dhe të rinj të Kamzës. Duke i falënderuar për mbështetjen e madhe ...

Politike 14 Prill 2021, 14:59

PESHKOPI– Edhe pse ka dalë blof, kryeministri Edi Rama vazhdon me skenarin. Pasi pikasi një demokrat gjatë aktivitetit politik në Peshkopi, Rama kujtoi edhe tak...

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?