Politike

Kush është eurodeputeti që merr me shërbime në natyrë? Kryemadhi: Deklarata të paguara!

Kryemadhi tha se opozita e bashkuar nuk do të ndalet derisa të arrijë që kryeministri Edi Rama të largohet dhe të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Ajo hodhi akuza edhe ndaj ndërkombëtarëve që sipas saj,  diku paguhen me para e diku me shërbime në natyrë.
Featured image of article: Kush është eurodeputeti që merr me shërbime në natyrë? Kryemadhi: Deklarata të paguara! Monika Kryemadhi, kryetare e LSI
Përditësuar:

ROSKOVEC- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte në Roskovec ku zhvilloi një takim me strukturat e LSI në këtë qytet.

Kryemadhi tha se opozita e bashkuar nuk do të ndalet derisa të arrijë që kryeministri Edi Rama të largohet dhe të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

“Duhet të rrezojmë Ramën sepse shqiptarët meritojnë më shumë. Nuk kemi nevojë për një lider psikopat. Nuk do të ndalemi dhe do vazhdojmë çdo ditë që takohemi me qytetarët. Do ketë zgjedhje të parakohshme politike. Çdo ditë qe kalon Rama bëhet më i dobët. Edi Ramën do ta rrëzojnë socialistët e tij, por ne do largojmë fenomenin e një kryeministri që është i lidhur me krimin”- tha kryetarja e LSI.

Më tej, ajo hodhi akuza edhe ndaj ndërkombëtarëve që sipas saj,  diku paguhen me para e diku me shërbime në natyrë. Kryemadhi nuk e përmendi me emër eurodeputetin që ajo akuzon, por disa ditë më parë kryetarja e LSI, pati një debat të ashpër në distancë me raportuesin për Shqipërinë, Knut Fleckenstein. (Lexo ketu)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Keni dëgjuar deklarata të ndryshme, jo ky eurodeputeti këtu, jo ky eurodeputeti atje. As mos u sugjestiononi fare. Asgjë nuk janë. Deklarata të paguara, të bëra qoka, për t’u përkthyer në përkrahje për eurodeputetë, diku me koncesione diku me para e diku me shërbime në natyrë”- tha ajo.

Deklarata e Kryemadhit

Të jeni të bindur që përkrahja ndërkombëtare ndaj Edi Ramës është zero. Mos të them që është agresive. Keni dëgjuar deklarata të ndryshme, jo ky eurodeputeti këtu, jo ky eurodeputeti atje. As mos u sugjestiononi fare. Asgjë nuk janë. Deklarata të paguara, të bëra qoka, për t’u përkthyer në përkrahje për eurodeputetë, diku me koncesione diku me para e diku me shërbime në natyrë. Më thoni në 8 muaj apo në vitin e fundit çfarë takimi zyrtar ka pasur Edi Rama si Kryeministër, me një Kryeministër të kujtdo shteti tjetër të BE-së. Mbani mend ndonjë takim? Asgjëkund. Është gati të bëjë çdo gjë vetëm të bëjë një fotografi me dikë. Nuk vajti në Amerikë, as në Gjermani, as në Francë, as në Itali, kudo në asnjë vend të BE-së. Pse? Sepse mos kujtoni që nuk na do asnjë njeri sot sepse Shqipëria është kthyer në kështjellën e krimit të organizuar, ku trafikantët e drogës dhe kriminelët ndërkombëtarë bëjnë krime në qytetet dhe kryeqytetet e Europës dhe gjejnë mburojën dhe sigurinë në drejtësi, në polici, në shtet nga qeveria e Edi Ramës. Mos kujtoni se ndërkombëtarët do të pranojnë kriminelët apo trafikantët që shesin armë në rrugët e Europës, i keni parë se çfarë thonë televizionet shtetërore të Italisë, të Gjermanisë, të Francës, të gjitha me radhë se si merren dhe se si tregojnë reportazhe se si shiten armë dhe drogë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment