LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi flet pas protestës dhe falenderon qytetarët: Rama është i larguar

13 Prill 2019, 20:53 Nga DOSJA
Kryemadhi flet pas protestës dhe falenderon qytetarët: Rama

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në përfundim të protestës nga selia e LSI ka mbajtuar një deklarata për mediat ku ka falenderuar protestuesit. Në deklaratën se saj Kryemadhi u shpreh se  kjo ishte protesta më e madhe e organizuar nga opozita.

Më lejoni që në emër të asaj pjese që morën pjesë në protestë, por edhe të gjithë atyre qytetarëve të tjerë që e kanë ndjekur nga televizioni të pranoni falënderimet e mia. Njëherësh falënderoj të gjithë ata qytetarë dhe qytetare, djem dhe vajza, studentë dhe gjimnazistë, që thyen frikën dhe u bënë sot pjesë e kësaj proteste model, edhe pse në ditë të vështirë me shi, edhe pse nën presion të jashtëzakonshëm të gazit helmues dhe të dhunës së policisë, përballuan një nga protestat më të mëdha që ka pasur Shqipëria në të gjithë vitet e tranzicionit.
Dua të falënderoj të gjitha ata qytetarë që ishin sot atje, të cilët i dhanë akoma dhe më shumë shpresë shqiptarëve, atyre shqiptarëve që gjenden sot më të dobët, më të vobektë, më të varfër. Atyre shqiptarëve të cilët u qan zemra për të parë fëmijët e tyre dhe janë larguar nga Shqipëria për të ndërtuar një jetë më të mirë. Për të gjitha ata prindër që nuk ishin sot atje, të cilët luftojnë dhe mundohen çdo ditë për fëmijët e tyre studentë, për të përballuar studimet e tyre. Për të gjitha ata prindër të pamundur për të qenë sot në protestë.
Për fëmijët e tyre që u janë falimentuar bizneset. Për fëmijët e tyre të cilët gjobiten çdo ditë e më shumë nga taksat e Edi Ramës. Për fëmijët e tyre të cilët çdo ditë e më shumë e kanë të pamundur për të zhvilluar të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Falënderoj të gjithë shoferët e autobusëve dhe furgonave të cilët janë kërcënuar dhe janë gjobitur nga policia e Edi Ramës.
Dhe ju bëj thirrje të ruajnë faturat e gjobave se do ti marrin paratë e tyre një më një dhe nuk ka burrë nëne që t’ua marrë paratë atyre djemve të cilët me mish e me shpirt, me gjak rrisin dhe ushqejnë fëmijët e tyre. Falënderoj gazetarët e terrenit të cilët nuk na janë ndarë në asnjë moment në këtë protestë të vështirë.
Falënderoj të gjithë policët të cilët u treguan dashamirës ndaj nesh por i bëj thirrje të cilët dhanë urdhrin famëkeq për të helmuar shqiptarët, ti bëjnë hesapet mirë sepse llogaritë i kanë të hapura me mijëra shqiptarë që ishin sot atje në shesh.
Falënderoj mbi të gjitha, të gjithë shqiptarët që duan të ndryshojnë. Të gjithë ata shqiptarë që çdo ditë nxisin dhe i japin kurajë fëmijëve të tyre për tu përballur diktaturën e krimit, që Edi Rama ka instaluar sot në Shqipëri. Sot shqiptarët treguan dhe njëherë që Kjo qeveri ka dështuar me politikën e saj, ka dështuar me marrëdhënien e tij me publikun, me familjen e tij politike, ka dështuar me ekonominë shqiptare, me drejtësinë shqiptare, me të ardhmen e shqiptarëve. Një njeri i dështuar nuk mund të vazhdojë më qeverisjen.
Ky njeri i dështuar që ka frikë të përballet me popullin e tij, i cili në asnjë moment nuk gjendet përballë Tij, por gjithmonë largohet, sepse është në fakt i larguar.
Ju faleminderit të gjithëve nga zemra, ju jemi mirënjohës dhe jemi krenarë që kemi bërë një veprim aq dinjitoz dhe të domosdoshëm, sepse vetëm në këtë mënyrë duke djegur mandatet ne do t’i kthejmë fytyrën politikës për të risjellë një politikë të re, politikanë të rinj, të cilët mendojnë për qytetarët, për të zgjidhur hallet dhe problemet e shqiptarëve.
Sepse Shqipëria është i vetmi vend ku është shtëpia e shqiptarëve të cilët mund të ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre.”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

Kjo ishte protesta e nëntë e opozitës që nga tubimi i parë në datën 16 shkurt. Opozita ka lënë mandatet në Kuvend dhe kërkon largimin e Edi Ramës si kryeministër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi protesta e opozites 13 prill 2019 rama i larguar monika kryemadhi protesta e opozites 13 prill 2019 rama i larguar

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën