Politike

Kryemadhi për Konferencën e Donatorëve: Tregoi se s’ka paragjykime për shqiptarët, vetëm 265 mln € janë donacione (VD)

Numri një i LSI u shpreh se vetëm 265 milionë janë donacione për Shqipërinë, ndërsa pjesa tjetër janë hua që do paguhen përgjatë viteve nga shqiptarët.
Featured image of article: Kryemadhi për Konferencën e Donatorëve: Tregoi se s’ka paragjykime për shqiptarët, vetëm 265 mln € janë donacione (VD) Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat ka reaguar për Konferencën e Donatorëve të Europës nga e cila Shqipëria doli me 1.15 miliardë Euro donacione dhe borxhe. Kryemadhi ka falenderuar të gjitha vendet që kontribuan për Shqipërinë dhe shtoi se konferenca tregoi që askush nuk ka paragjykime për shqiptarët.

Numri një i LSI u shpreh se vetëm 265 milionë janë donacione për Shqipërinë, ndërsa pjesa tjetër janë hua që do paguhen përgjatë viteve nga shqiptarët. Për menaxhimin e fondeve ajo u shpreh se duhet një institucion i pavarur që do monitorojë gjithçka, pasi ka shprehur një skepticizëm tek qeveria.

“Takimi i djeshëm tregoi qartë që nuk ka asnjë lloj paragjykimi ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve por përkundrazi ata i duan dhe ndiejnë detyrim për t’i ndihmuar. Notat e entuziazmit tashmë mbaruan dhe duhet të fillojë përgjegjshmëria e qeverisë shqiptar. Do të thotë që të ndërtohen sa më shpejtë shtëpitë e tyre që jo t’i kapë dimri i vitit tjetër, takimi i djeshëm ua dha këtë shans dhe mundësi shqiptarëve që ata të jenë të qetë. Buzëqeshja e kryeministrit tonë ishte shumë e madhe sepse prej vitesh po kërkon të marrë kredi nëpër institucionet ndërkombëtare, kishim një shumë prej 885 mln euro që janë në formë borxhi e huaje që janë para që do t’i paguajnë shqiptarët vitet e ardhshme. Është shumë e rëndësishme për të pasur një institucion monitorimi të pavarur me ekspertë të cilët do të bëjnë monitorimin e këtij projekti sepse besimi i shqiptarëve tek kjo qeveri ka humbur. SHBA do të themelojnë Akademinë e transparencës”, deklaroi kryetarja e LSI-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria ka arritur të mbledhë më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona euro janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment