Politike

Greva e punonjësve të Poçemit, Kryemadhi letër Çelës, Ballancës e Ballukut: Të merren masa të menjëhershme

Letra e Kryemadhit i drejtohet, Kryeprokurorit Olsian Çela, kreut të KLSH Bujar Leskaj, Avokates së Popullit Erinda Ballanca dhe ministres së Energjisë Belinda Balluku.
Featured image of article: Greva e punonjësve të Poçemit, Kryemadhi letër Çelës, Ballancës e Ballukut: Të merren masa të menjëhershme Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u ka dërguar sot një letër krerëve të disa institucioneve në vend duke i njohur me grevën e urisë që po zhvillojnë punëtorëve rafinerisë së Poçemit. Letra e Kryemadhit i drejtohet, Kryeprokurorit Olsian Çela, kreut të KLSH Bujar Leskaj, Avokates së Popullit Erinda Ballanca dhe ministres së Energjisë Belinda Balluku.

Po ju drejtohem për një situatë të rëndë që ka lidhje me staciunin e pompimit dhe ujësjellësit të Poçemit që furnizon qytetin e Ballshit dhe disa njësi administrative, me ujë të pijshëm. Punonjësve të këtij stacioni, në mënyrë skandaloze nuk u janë paguar 27 paga mujore dhe vazhdojnë të mos paguhen edhe sot e kësja dite. Punonjësit janë tashmë në një greve urie prej katër ditësh dhe situata e tyre është tepër e rëndë. Përsa i takon situatës nga pikëpamja ligjore, jemi përpara një momenti ku shkeljja e ligjeve dhe të drejtave bazë të punonjësve janë realisht flagrante.

Letra e Monika Kryemadhit

Agjensitë shtetërore dhe përkatësisht Ministria e insfrastrukturës dhe Energjisë, që janë përgjejgësinë e monitorimit dhe ndjekjes së zbatimit të kontratës mes subjektit privat që administon stacionin dhe punonjësve ka qenë tërësisht jashtë funksionit dhe ka lejuar me vëtedije të plotë shkeljen për një kohë të gjatë të drejtave bazë të punonjësve“, shkruan Kryemadhi në letër.

Më tej në letër Kryemadhi u bënë thirrje të gjithë institucioneve që të marrin masa të menjëhershme, pasi situata është shumë e rëndë. “Kërkoj që agjensitë shtetërore të marrin masat e menjëhershme, me të gjitha mekanzimit që ligji mundëson për të kryer pagesat e të gjitha pagave të prapambetura për punonjësit e stacionit të pompimit në Poçem, pasi përveç të tjerash kjo situatë ka krijuar edhe një tensionim shumë të rëndë social për familjet e tyre të varfëra të cilat kanë mbetur pa të ardhura dhe po vuajnë në varfëri ekstreme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Letra e Monika Kryemadhit

Kërkoj nga ju, verifikimin dhe zbardhjen e veprimeve dhe mosverpimeve të agjensive shtetërore, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përgjegjësit e këtyre veprimeve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.”- shton mw tej kryetarja e LSI. 

Punonjësit e stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem kanë hyrë sot në ditën e katërt të grevës së urisë, pasi kërkojnë 27 rrogat që nuk i kanë marrë.  Mëngjesin e kësaj të diele situata ka qenë më e qetë, por në mbrëmjen e së shtunës një prej grevistëve ka pasur komplikacione me shëndetin, luhatje të tensionit, ku rreth orës 3 të mëngjesit ka marrë edhe ndihmë mjekësore.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment