Politike

Kryemadhi bën parashikimin: Opozita fiton zgjedhjet, PS dhe Rama do dalin forcë e katër. Rrrezik Hajdari do renditet e treta

Kryemadhi u shpreh se partitë opozitare do të futen në zgjedhje dhe Rama nuk i provokon dot e as nuk mundet t’i përçajë.
Featured image of article: Kryemadhi bën parashikimin: Opozita fiton zgjedhjet, PS dhe Rama do dalin forcë e katër. Rrrezik Hajdari do renditet e treta Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur sot Edi Rama nuk provokon dot më opozitën. Ajo u shpreh se partitë opozitare do të futen në zgjedhje dhe Rama nuk i provokon dot e as nuk mundet t’i përçajë.

“Mos u shqetësoni për hapat që do të ndjekë opozita, do të jenë hapa të rakortuara më së miri, dhe të përllogaritura me funskione me integrale dhe logaritme nga mtë ndryshmepër sa i përketë maksimizimit të votës. Një gjë duhet ta keni të qartë që ka asnjë provokim të Ramës për opozitën.

Ai në 17 maj shkatërroi Teatrin Kombëtar, për arsye se donte të largonte opozitën nga tryeza zgjedhore. Dhe nga ana tjetër ne çfarë kishim, kishin një qëndrim arrogant dhe perver të Ramës. Kështu që provokimet e Ramës dhe kush është prapa Ramës, do të jetë pa asnjë lloj efekti ndaj opozitës dhe për shqiptarët”, u shpreh Kryemadhi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryetarja e LSI u shpreh se opozita do futet në zgjedhje do fitojë dhe Rama e PS do dalin forcë e katërt.  Ky babai i kombit, ky zotëria nuk ka propokon. Ne do të futemi në zgjedhje dhe do marrim shumë mandate, ai rrezik del i katërti. Rrezik Rudina do t’i dalë forcë e tretë me grupin e saj reformatorë”, shtoi më tej kryetarja e LSI.  

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment