Aktualitet

Kryegjyshata e Bektashinjve dhuron 1 mijë maska dhe dezifektantë për efektivët, Baba Mondi: Jeni në vijë të parë të luftës

VIDEO
Ka qenë Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, i cili është shprehur se kjo ndihmë do të shërbejë për efektivët e policisë në këto ditë të vështira që vendi po kalon për shkka të Covid-19, janë në vijë të parë të luftës.
Featured image of article: Kryegjyshata e Bektashinjve dhuron 1 mijë maska dhe dezifektantë për efektivët, Baba Mondi: Jeni në vijë të parë të luftës Foto nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve

TIRANË– Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve i ka dhuruar Policisë së Tiranës 1 mijë maska mbrojtëse dhe 1 mijë litra me dezinfektantë. Ka qenë Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, i cili është shprehur se kjo ndihmë do të shërbejë për efektivët e policisë në këto ditë të vështira që vendi po kalon për shkka të Covid-19, janë në vijë të parë të luftës.

“Roli i policisë shumë i rëndësishëm në përballimin e kësaj situate të vështirë. Pas mjekëve, policia në vijën e parë të frontit në përballimin e situatës. Jemi në ndihmë të të gjithë atyre që po e luftojnë virusin. Ju luftoni por nuk e dini kush e ka virusin,“- tha Baba Mondi, ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pranishëm në këtë dorëzim ndihmash ishte edhe kryepolici i Tiranës, Rebani Jaupi, i cili shprehur falenderimet e tij kundrejt Kryegjyshatës. “Ndihme e rëndësishme për policinë e cila është në shërbim të qytetarëve. Kemi parë se qytetarët po respektojnë masat e vendosura nga qeveria,”- tha Jaupaj.

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment