Politike

‘Kemi plan për rimëkëmbjen e ekonomisë’/ Basha takim me Dhomën e Tregëtisë: Menaxhimi i pandemisë, dështimi më i madh i qeverisë Rama

Kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se përfaqësuesit u shprehen se Paketa 1 dhe 2  të ndërmarra nga qeveria kanë qënë joefektive dhe me një ndikim të papërfillshëm tek biznesi dhe si rrjedhojë, sot në kohë emergjence financimi i ekonomisë është inekzistent.
Featured image of article: ‘Kemi plan për rimëkëmbjen e ekonomisë’/ Basha takim me Dhomën e Tregëtisë: Menaxhimi i pandemisë, dështimi më i madh i qeverisë Rama Lulzim Basha nga takimi

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësinë më të lartë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Pas takimit ka qënë Basha ai që ka dhënë detaje nga takimi duke u shprehur se kishin diskutuar lidhur për krizën ekonomike pas pandemisë Covid 19 dhe për alternativat tona për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare.

Basha shkruan se përfaqësuesit u shprehen se Paketa 1 dhe 2  të ndërmarra nga qeveria kanë qënë joefektive dhe me një ndikim të papërfillshëm tek biznesi dhe si rrjedhojë, sot në kohë emergjence financimi i ekonomisë është inekzistent, ndërsa sektorë si biznesi prodhues, turizmi, bujqësia dhe transporti mbeten ende pa asnjë mbështetje.

“Menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës. Fatkeqësisht, këto dështime po i kushtojnë shumë shtrenjt shqiptarëve dhe ekonomisë së tyre që sot po varfërohen edhe më shumë. Partia Demokratike propozoi masa konkrete mbështetëse për biznesin vendas dhe për të punësuarit e tij por Rama zgjodhi ti harxhojë lekët e buxhetit të shtetit për një grusht oligarkësh dhe jo për njerëzit. Ai është sot e keqja më e madhe për vendin,”-shkruan Basha.

Më pas, kreu i PD-së ka shpalosur edhe planin e tij për rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit të shqiptarëve duke premtuar uljen e taksave, luftën ndaj monopoleve dhe klientelizmit, si dhe mbështetjen dhe financimin e projekteve madhore ekonomike që do krijojnë punësim dhe mirëqënie për shqiptarët.

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me përfaqësinë më të lartë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë diskutuam për krizën ekonomike pas pandemisë Covid 19 dhe për alternativat tona për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare. Ata shprehen shqetësimin e tyre se Paketa 1 dhe 2  të ndërmarra nga qeveria kanë qënë joefektive dhe me një ndikim të papërfillshëm tek biznesi. Masa e financimit është shumë e ulët ndërsa pengesat burokratike i kanë bërë ato të pazbatueshme. Si rrjedhiojë,  sot në kohë emergjence financimi i ekonomisë është inekzistent, ndërsa sektorë si biznesi prodhues, turizmi, bujqësia dhe transporti mbeten ende pa asnjë mbështetje.

Menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës. Fatkeqësisht, këto dështime po i kushtojnë shumë shtrenjt shqiptarëve dhe ekonomisë së tyre që sot po varfërohen edhe më shumë. Partia Demokratike propozoi masa konkrete mbështetëse për biznesin vendas dhe për të punësuarit e tij por Rama zgjodhi ti harxhojë lekët e buxhetit të shtetit për një grusht oligarkësh dhe jo për njerëzit. Ai është sot e keqja më e madhe për vendin.

Unë dhe opozita e kemi një plan konkret për rimëkëmbja ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit të shqiptarëve: ky është është prioriteti absolut i progranmit tonë ku përveç ndihmës financiare për të kapërcyer krizën ne do të ofrojmë edhe instrumentat dhe financimin e duhur për ekonominë prodhuese, uljen e taksave, luftën ndaj monopoleve dhe klientelizmit, si dhe mbështetjen dhe financimin e projekteve madhore ekonomike që do krijojnë punësim dhe mirëqënie për shqiptarët.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment