
TIRANË– Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) pas publikimit të videos duke konsumuar kokainë në banakun e një lokali. (Lexo këtu)
Teksa dilte nga ambientet e SPAK, në fytyën e Allës është vënë re mungesa e një aksesori ka rënë në sy, dhe ato janë syzet e tij optike. Alla, i cili mbante syzet edhe duke konsumuar kokainë, siç u shfaq edhe në videon e publikuar nga Artan Hoxha pa pasur merakun se do t’i ndoteshin, duket se kësaj here i ka lënë në shtëpi.
Prokurorët e SPAK, socialisti duket se ka dashur që t’i shohë sy më sy, pa pasur asnjë xham në mes që t’i pengojë. Nuk dimë të themi nëse Alla ka vendosur lente apo i është nënshtruar ndonjë ndërhyrjeje kirurgjikale në sy për të përmirësuar shikimin e tij.
Megjithatë nuk përjashtohet asnjë nga dy mundësitë e mësipërme…
(k.m/dosja.al)