Politike

Kryebashkiakja u trondit nga vdekja në familje, kryeministri Edi Rama anulon vizitën në Delvinë, 13-vjeçari që mbylli sytë dje veshi Qilimin me të zeza

Mësohet se shkak për këtë anulim është bërë zija që ka rënë në familjen e kryebashkiakes së Delvinës, Majlinda Qilimi.
Featured image of article: Kryebashkiakja u trondit nga vdekja në familje, kryeministri Edi Rama anulon vizitën në Delvinë, 13-vjeçari që mbylli sytë dje veshi Qilimin me të zeza Edi Rama

DELVINË– Kryeministri Edi Rama ka anuluar një vizitë që kishte planifikuar të bënte në Delvinë këtë të hënë. Mësohet se shkak për këtë anulim është bërë zija që ka rënë në familjen e kryebashkiakes së Delvinës, Majlinda Qilimi.

13-vjeçari që mbylli sytë në Borsh një ditë më parë, ka rezultuar se është nipi i Qilimit. Për këtë arsye, kryebashkiakja ka anuluar të gjitha takimet, pasi i vogli i shtëpisë, që i pushoi zemra teksa ishte në pushime me shokët, është përcjellë për në banesën e fundit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vizita e kryeministrit Rama për përfundimin e ujësjellësit në këtë qytet, ka mbetur për një herë tjetër.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment