Sport

Kryebashkiakja Ademi edhe 60 milionë lekë për Vllazninë, privatizimi nis në dhjetor

“Të premten kam paraqitur projektvendimin për nisjen e procedurave të shitjes, shpresoj të ketë vendimmarrje pozitive e t’i hapet rruga e konkurimit. Nëse ndodh kjo ditën e premte, në dhjetor hapim konkurrimin publik si e thotë ligji”
Featured image of article: Kryebashkiakja Ademi edhe 60 milionë lekë për Vllazninë, privatizimi nis në dhjetor

TIRANE – Fitorja ndaj Tiranës, përjetimi i saj nga tifozeria shkodrane, është injektuar edhe te kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Pa e fshehur entuziazmin ka atmosfera e krijuar, e ftuar në emisionin “Pressing”, ajo ka deklaruar se do të kërkojë nga Këshilli Bashkiak që skuadrës së Vllaznisë t’i alokohen një fond shtesë prej 600 milionë lekësh të vjetër për vitin e ardhshëm. Ndërkohë, Ademi është shprehur se ajo pret që skuadra e Vllaznisë të privatizohet sa më shpejt, procedure që pritet të nësë muajin e ardhshëm.

“Një nga ndeshjet më të bukura që kam parë të Vllaznisë, rezultat kokurrues, minuta e fundit ishte entuziaste. Jam lumturuar më shumë nga tifozeria, imagjinoni të ishte mundësia t’i kishim në stadium e sa e bukur të ishte festa. Por unë përsëri kam përjetuar atë çfarë ka ndodhur në shtëpitë apo ndonjë lokal ku kishte njerëz. Ndeshjet kanë qënë të mira këto që kanë luajtur dhe patjetër kjo e fundit me Tiranën ishte shumë e  bukur.

Situata e pandemisë e ka penalizuar shumë futbollin, merr kuptim kur ka tifozeri. Jemi munduar të mbështetim skuadrën, tifozët e kanë mbështetur dhe në Shkodër tifozeria nuk ka qëndruar e mbyllur, ishin jashtë stadiumit që bënin tifozllëk. Na ka penalizuar kjo pandemi, ka një peshë të madhe për të gjitha skuadrat, edhe për skuadrën tonë, impaktojnë financat, shpresojmë të dalim sa më shpejt e t’i japim mundësi fubollit të marrim frymë.

Në momentin që flasim jemi në prag të një vendimmarrje të rëndësishme. Të premten kam paraqitur projektvendimin për nisjen e procedurave të shitjes, shpresoj të ketë vendimmarrje pozitive e t’i hapet rruga e konkurimit. Nëse ndodh ditën e premte, në dhjetor hapim konkurrimin publik si e thotë ligji, duke mbështetur një proces financimi që nuk është me fonde publike por me private. E dhamë shembullin që nëse bashkëpunohet, impakti është më i madh, mbështetja më e madhe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tani ose duhet të vijojë shpejt për privatizimin ose të dislokojë para për financimin, personalisht do të doja për të dyja se procedura do të zgjatë më e pakta një muaj. Po përgatis një paketë për financimin në përfundimin e vitit për periudhën nëntor-dhjetor, në janar kemi parashikuar rreth 60 milionë lekë të reja për Vllazninë për vitin.

Bashkia ka parashikuar fond për financim, është e sigurt që duhet të ketë miratim për këtë duke shoqëruar procesin e shitjes se kur të ndodhë do kohë e duhet të mbështetim skuadrën se është detyrë e përgjegjësisë. Mendoj se pas shitjes bashkia do të ketë mundësinë të mbështesë se është e domosdoshme sidomos në fazën ku jemi. Asete mund të jenë në dispozicionin e skuadrës”, tha ndër të tjera kryebashkiakja Ademi.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment