Aktualitet

Shtohen rastet në Krujë, një person rezulton pozitiv mes 22 të testuarve

Mësohet se rasti i ri është një nga kontaktet e afërta të të infektuarve të mëparshëm.
Featured image of article: Shtohen rastet në Krujë, një person rezulton pozitiv mes 22 të testuarve Spitali i Krujës
Përditësuar:

KRUJË– Një tjetër person ka rezultuar të jetë i infektuar me koronavirus në zonën e Krujës. Mësohet se në Krujë janë testuar gjithsej 22 persona në total, gjatë 24 orëve të fundit, dhe se vetëm një prej tyre ka dalë pozitiv me Covid-19.

Mësohet se rasti i ri është një nga kontaktet e afërta të të infektuarve të mëparshëm.

Ndërkohë COVID-19 nuk është larguar ende nga Shqipëria. Në vendin tonë deri më tani janë infektuar  898 persona dhe 31 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërkohë, betejën me virusin e kanë fituar 77% e të prekurve.  Eugena Tomini nga ISHP deklaroi një ditë më parë  se gjatë 24 orëve të fundit nga testimi i 181 qytetarëve kanë rezultuar me COVID 18 prej tyre dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 898.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment