Aktualitet

Vrasje e dyfshitë në Krujë! Ekzekutohen me armë zjarri dy vëllezërit, identifikohet autori, Policia vihen në kërkim(EMRAT)

  • EMRI/ Fqinji i dyshuari kryesor për vrasjen e vëllezërve Bardhi, kush është Roland Pula
  • Vrau dy vëllezërit dhe u zhduk me bishën superluksoze “Benz”, Roland Pula kërkohet me drone
  • Vrasje e dyfshitë në Krujë. Dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi janë qëlluar për vdekje me armë zjarri dhe kanë ndërruar jetë rrugës për në spital. Autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga Policia.
    Featured image of article: Vrasje e dyfshitë në Krujë! Ekzekutohen me armë zjarri dy vëllezërit, identifikohet autori, Policia vihen në kërkim(EMRAT) Foto ilustruese

    KRUJË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, dy vëllezër janë ekzekutuar me armë zjarri pranë shtëpisë së tyre në fshatin Gramëz. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktimat janë identifikuar si Gramoz dhe Xhentil Bardhi.

    Dy vëllezërit janë gjetur ende të gjallë dhe janë nisur me urgjencë për në spital por për fat të keq nuk kanë mundur që t’u mbijetojnë plumbave. 

    Dyshohet se vrasja e dy vëllezërve, Gramozi (34 vjeç) dhe Xhentili (24 vjeç) ka ndodhur si shkak i një hasmërie, por ende nuk dihen detaje të tjera.

    Gjithashtu burime për Dosja.al bëjnë me dije se në kërkim nga Policia është shpallur Roland Pula, fqinj i dy të rinjve të ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ai dyshohet se është ‘killeri’ i tyre, pasi më herët i dyshuari dhe viktimat kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin. Mësohet se prej vitesh familja Bardhi kishte hasmëri me disa familje në fshat por ende nuk dihen arsyet.

    FNSH-të dhe forca të shumta policie kanë ‘zbarkuar’ në fshatin Gramzë dhe kanë nisur krehjen e zonës për të kapur të dyshuarin.

    NJOFTIMI I PLOTË:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Më datë 04.06.2020, rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, Krujë, në rrethana ende të paqarta janë plagosur më armë zjarri shtetasit G. B., 34 vjeç, dhe Xh. B., 24 vjeç, (vëllezër), të cilët janë dërguar në spital, por rrugës kanë ndërruar jetë.

    Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSh e Tiranës ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

    Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Nuk dihet nëse vrasja e dyfshitë ka lidhje me sherrin masiv të ndodhur pak para njoftimit për ekzektutimin e dy vëllezërve. Dosja.al raportoi se dy persona kishin përfunduar në spital me shenja dhunë në kokë dhe trup, por mohuan se ishin përplasur fizikisht. 

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment