Dikur

Kronikë në gurët e Porto-Palermos, shënimet e fëmijëve të internuar

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ish-drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, ISKK, Agron Tufa, në FB e tij ka postuar një foto të cilën e ka realizuar Joana Topalli, vajza e akademikut të ndjerë, Kolec Topallit, në muret e kalasë së Porto-Palermos
Featured image of article: Kronikë në gurët e Porto-Palermos, shënimet e fëmijëve të internuar Gurët e Porto-Palermo

Thuhet që fëmijëria është gjithmonë e bukur, por nëse do i pyesnim këta fëmijë të rritur kampeve të internimit, do vinim në diskutim çdo gjë

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ish-drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, ISKK, Agron Tufa, në FB e tij ka postuar një foto të cilën e ka realizuar Joana Topalli, vajza e akademikut të ndjerë, Kolec Topallit, në muret e kalasë së Porto-Palermos. “Ferdinand Topalli 10 XII 1949”, lexohet në atë shënim të gdhendur mbi muret e kalasë. Ferdinandi është xhaxhai i Joanës, i cili ashtu si dhe i vëllai i tij, Koleci, ka qenë i internuar në këtë kala.

Gurët e Porto-Palermo

“Mbishkrimet e fëmijëve që vuajtën në Kështjellën e Porto-Palermos. Ferdinand Topalli – 10. 12. 1949 (ndjesë pastë). Vëlla i Prof. Kolec Topallit (ndjesë pastë). Edhe Kolec Topalli i vogël ka qenë aty, duke u luahatë për 6 muaj midis jetës dhe vdekjes në spitalin e Himarës. Kush të vizitojë tarracën e Kalasë së Porto-Palermos është i lutur të fotografojë dhjetëra emra të gdhendur si ky, të fëmijëve që vuajtën aty…”, shkruan Agron Tufa në shënimin që shoqëron këtë foto. Dhe janë vërtet dhjetëra…

Kujto.al ka pasur mundësi, të fotografojë, verën e shkuar disa nga këto shënime.

Gurët e Porto-Palermo

Historia e emrave të fëmijëve të internuar, gdhendur në kalanë e Porto-Palermos është një histori e dhimbshme, por edhe dëshmi që gjurmët e historisë nuk mund të fshihen kurrë. Një pjesë e fëmijëve që kanë qenë në atë kala në fund të viteve ’40 bashkë me familjet e tyre, kanë lënë mes dëshmive të tyre edhe faktin se në tarracën e kalasë, ku ishte bërë një restaurim në vitin 1949 ndërkohë që ata ishin të internuar aty, mbi shtresën e hollë të çimentos që ishte vendosur për të bllokuar ujin që pikonte brenda, ata kishin shkruar emrat e tyre dhe datën e shënimit krahas fjalës INTERNIM.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Gurët e Porto-Palermo

Sot tarraca e kalasë, ose më saktë ajo shtresë çimentoje e vendosur në fund të vitit 1949 është rrjepur vende-vende, por shënimet e fëmiëjve të internuar janë ende aty. Një pjesë e madhe edhe mund të jenë zhdukur, por ato që kanë mbetur janë mjaft për të faktuar këtë krim monstruoz që regjimi komunist bëri me këta fëmijë që u mbajtën mbyllur në errësirën e kalasë për muaj me radhë.

Sipas dëshmive të të mbijetuarve, kur dolën nga ky vend internimi, një pjesë e madhe e kishin humbur dritën e syve nga kequshqyerja dhe qëndrimi në errësirë të plotë për shumë kohë.

Marrë nga: kujto.al

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment