Sport

Kroacia “oazi” i shqiptarëve, futbollisti i Kukësit transferohet te skuadra e…

Nënkampionët e Shqipërisë do të përfitojnë nga ky operacion 250 mijë euro duke arritur të mbushin arkën e klubit
Featured image of article: Kroacia “oazi” i shqiptarëve, futbollisti i Kukësit transferohet te skuadra e… Futbollistët e Kukësit

KUKËS-Qendërmbrojtësi i Kukësit Bruno Lulaj do të vazhdojë karrierën në Kroaci me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit. Mësohet se palët kanë arritur akordin mes tyre dhe mbetet vetëm zyrtarizimi për t’u kryer.

Nënkampionët e Shqipërisë do të përfitojnë nga ky operacion 250 mijë euro duke arritur të mbushin arkën e klubit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lokomotiva e Zagrebit është kthyer në “tokën e premtuar” të futbollistëve shqiptarë. Kujtojmë që me ta pritet të bashkohet dhe mesfushori i Teutës Sherif Kallaku.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment