LIVE UPDATES
Insights

“Kriza Shëndetësore 2020″ a mjafton ky emër për këtë krizë ?!

24 Mars 2020, 19:00 Nga DOSJA
“Kriza Shëndetësore 2020″ a mjafton ky emër për

Po ecim në kohën e paparashikuar dhe të papritur, pikërisht kur vëmendja tërhiqej nga strategjia afatgjatë e BE-se 2050, për një ekonomi të gjelbër dhe inovative. Duket si një histori e pabesueshme. Një shok i cili ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit, të menduarit apo të çdo sjellje. Çdo mendje mundohet të kërkojë të shohë, se çfarë do të ndodhë nesër.

Shëndeti i individit, është ushqimi i ekonomisë!

Ky duhet të jetë fokusi i kamerës së çdo vendi të globit sot. Individin e shëndoshë dhe ekonominë e lidhin një sërë hallkash duke filluar nga të dhënat evidente, masat globale në shëndetësi, zhvillimet teknologjike, kërkimi dhe koordinimi ndërkombëtar, duke vijuar me të gjithë indikatorët që formojnë mirëqenie për njerëz të shëndetshëm, si punësimi, investimet, rritja ekonomike dhe tregu. Shumë analistë i referohen krizës së vitit 2008, 12-vite më parë, por që kjo e sotmja, nuk është krize financiare, kjo është një sëmundje që po prek trurin dhe zemrat e njerëzve. Kjo krizë po nxjerr fare mirë në pah dobësitë e sistemit fiskal, shëndetësor dhe administrativ, që zor se do ta rikthejë atë çka kombet sot po humbasin për minimalisht një dekadë. Po të shqyrtojmë këtë Botë të Re sot, me atë të nesërme pas kësaj katastrofe globale që po jetojmë me pasojat e COIVD-19, do të na duhet të riorientohemi edhe pse me gjasa vështirësitë do të jenë jo të vogla, por që sigurisht do të kërkojmë dhe do të gjejmë ekuilibra të rinj:

Shërbimet fetare me siguri do të marrin nisma të reja.

Sot ekonomia Botërore njeh disa forma krizash. Kriza në formën e germës “V”, ku ekonomia për shkaqe të ndryshme natyrore bie në ritme shumë të shpejta-të menjëhershme, dhe shkakton dëme rigoroze, por që edhe pas rënies ka një ngritje po të menjëhershme. Kriza në formën e germës “U” e cila veçorinë dalluese, ka fazën e rritjes në ritme të ngadalta, pasi le dëme te pa korrigjueshme dhe shenja te thella sektoriale. Më e vështira është ajo që ka formën e germës “L” ku ekonomia për një periudhë të papërcaktuar bie në një kolaps të plotë. Ne sot ndodhemi në një fazë të ndërmjetme mes formës “V” dhe “U” ku dëmet e pakorrigjueshme janë humbjet e jetëve çdo ditë, dhe gjurmët janë pikërisht kriza që do të pasojë ekonominë globale.

Qeveritë në këto momente, po zhvillojnë një luftë në dy fronte dhe kjo nuk është fare e lehtë, në kushtet kur efikasiteti dhe efektiviteti i secilit nuk është në lirshmërinë e të përditshmes normale. Nga njëra anë po luftohet për një unifikim të mënyrës së sjelljes publike në zbatime dhe të masave të rrepta, për të parandaluar përhapjen e virusit, çka nuk i referohet asnjë eksperience të ngjashme në llojin e vet, nga ana tjetër rekordet ekonomike kërkojnë përgjegjshmëri shumë më tepër se një trajtim fiskal. Duket si një përpjekje individualiste, për arsyen se virusi i gjeti të papërgatitur. Duket si një indiferentizëm ndaj kombeve, por që në fakt asnjë nuk ka të garantuar vendin e vet. Ekonomia është një fushë sa komplekse aq edhe e matshme. Skenarët duhet t’i qëndrojnë mendjeve të specialistëve për t’u dizenjuar dhe përshtatur më së miri, në kombinim mes zgjidhjesh fiskale me ato politike, sociale dhe administrative. Aleatët do të lindin natyrshëm. Jam i bindur se rregullat e lojës do të paraprijnë një botë të re, me zgjidhje alternative. Por si sipërmarrës, nuk do të prisja askënd. Skenarin e çdo ndërmarrje do të duhej ta dizenjoja ashtu si krijova idenë për ta zhvilluar atë.

Kur situata ndryshon unë si ekonomist nuk bëj gjë tjetër veçse i përshtatem dhe drejtoj mendimin duke u bazuar në nivelin e rrezikut. Ndryshe nga të mëdhenjtë, të vegjlit kanë nevojë për drejtim. Kanë nevojë për mbështetje. Kanë nevojë për të garantuar minimumin jetik. Ndaje dhe në skenarët e specialisteve të çdo qeverie, duhet të jenë në fokus. Sistemi i sotëm financiar me sa po duket është po aq i dobët sa në 2008. Në mars të vitit 2009 u mblodh G20 nën mbikëqyrjen e Barack Obamës në Londër për të rregulluar sistemin Financiar. Për pak menduam se vendet e vjetra industrialiste, do të bashkëpunonin me lojtarët e rinj botërorë, si: Kina, India, Brazili dhe Rusia. Shumë rregulla të reja dhe të forta u menduan dhe u përfolën për sistemin e ri bankar. Por jo më shumë se 6 muaj pas krizës, pikërisht bankat që u mbështetën dhe u mbrojtën më shumë, filluan të operojnë me një arrogancë të re duke fshirë nga tavolina të gjitha rregullat e lojës që u vendosën nga G20.

Sot bankat qendrore e çuan normën e interesit në 0 dhe po prodhojnë para extra për tregun. Ky nuk është shërim, përkundrazi është infektim akoma më i keq i tregut. Në këtë mënyrë po krijojnë një flluskë të re që do ta rëndojë ekonominë akoma më keq në të ardhmen. Në rastin e Shqipërisë, jemi në fazën e parë të luftës ku Qeveria me të gjitha format po përpiqet të marrë nën kontroll situatën për sa i përket virusit në mënyrë që të minimalizojë situatat e dhimbshme. Edi Rama deklaroi planin A me shtatë pika. Ai gjithashtu përmendi dhe planet B apo C që do ta ndjekin në vazhdimësi. Në këtë moment “shoku” psikologjik nuk të lejon të kuptosh asnjë plan. E vetmja gjë që dëshiron të dëgjosh është, të dish se kur merr fund kjo tragjedi, kur do të fillosh prapë atë jetë normale që ndoshta deri dje edhe e përbuzje.

Ajo që çdokush kërkon sot është siguri për jetesën. Ndaj dhe sot më tepër se kurrë kërkohet një aleancë midis grupimeve të ndryshme. Me siguri që më vonë do kemi kohë të bëjmë analiza për mënyrën e administrimit të të sotmes. Një proverb Etiopiane thotë: Kur merimangat bashkohen janë në gjendje të lidhin edhe një luan. Në mbyllje të këtij shkrimi, nuk mund të mos përmend median, si një rol i veçantë në të përditshmen e jetës së secilit në karantinë. Fuqiplotë dhe instrumenti i vetëm i zyrtarizuar që kontrollon trurin e njerëzimit, ka uzurpuar kohën tonë. Padyshim sot, kur televizioni dhe interneti janë miqtë tanë më të mirë, kemi vendosur t’i kemi më afër se këdo tjetër duke na bërë të ndihemi kudo dhe të informuar për gjithçka. Mos e humbni këtë besim që ju kemi dhënë, në këto ditë të vështira. Bëhuni edhe ju psikologu i menaxhimit të kohës në mënyrë efiçente gjatë karantinimit.

Më shumë se gjithçka, të arrijmë të gëzojmë shëndet të plotë për çdo qytetar.

*Autori është kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog ardian lekaj kryetari i dhomes se biznesit ardian lekaj kryetari i dhomes se biznesit

Sondazh

Poll
Insights 20 Mars 2020, 16:39

Të vërtetat Universale të Covid-19

TIRANË-  Alber Kamy, shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi, e fillon romanin e tij te famshem ‘Murtaja’ nepermjet nje  pe...

Insights 19 Mars 2020, 20:21

Përse Edi Rama ofroi lekë dhe pesimizëm?

TIRANË- I vetmi debat që mund të bëhet rreth planit financiar me 7 pika të kryeministrit, është stili i prezantimit të tij. Për herë të parë kryeministri n...

Insights 18 Mars 2020, 18:16

Shënime për karantinën

TIRANË- Pallati nr. 13 e kishte humbur qetësinë. Virusi po ua hiqte mendjen. Ndaj, kryesia u mblodh dhe vendosi unanimisht që e para gjë që duhej të bënin ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni